Cikalleshi, i fundit që u bashkua me Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2016 | 21:26

Cikalleshi, i fundit që u bashkua me Kombëtaren

Sulmuesi kavajas Sokol Cikalleshi është lojtari i fundit nga Kategoria Superiore që u bë pjesë e ekipit Kombëtar të drejtuar nga Xhani De Biazi.

Sokol-CikalleshiKavajasi luante te Kukësi kur mori një ftesë nga kuqezinjtë, duke treguar se edhe duke luajtur në Superiore mund të bëhesh pjesë e kuqezinjve.

Por, më herët ka pasur edhe lojtarë si Sadiku apo edhe Roshi që janë pjesë e skuadrës përfaqësuese dhe janë prodhim i futbollit vendës. Por, kohët e fundit, gjërat kanë ndryshuar, pasi lojtarë të ndryshëm zgjedhin që të largohen në një skuadër jashtë vendit me shpresën se do të jenë më shumë në qendër të vëmendjes. Por, një aventurë e tillë jo gjithmonë mbyllet në mënyrën më të suksesshme.

Gjithsesi, deri në këto momente, provat janë dhënë se lojtarë që kanë qenë pjesë e ekipeve të moshave në vendin tonë kanë arritur të jenë të suksesshëm si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"