Cikelleshi sheh Europën, Cana protagonist për keq në humbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2016 | 17:44

Cikelleshi sheh Europën, Cana protagonist për keq në humbje

Sokol Cikalleshi po fiton gradualisht besimin e trajnerit te ekipi i tij në Turqi Isanbul Basaksehir. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka luajtur si titullar në sfidën  e sotme ndaj Mersinit ku fitoi pastër me rezultatin 3-0. cikalleshiFutbollisti shqiptar u zëvendësua në minutën e 86-­të pas një sfide mjaft pozitive, ndërsa për miqtë luajti 90 minuta qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës Loret Sadiku.

Me fitoren e sotme, Basakshehiri mban forcon pozitat në vendin e katërt dhe kualifikimi për në Europa League është thuajse i arritur.


Cana e Lenjani Dyshja e Nantës, Lorik Cana dhe Ermir Lenjani ishin prezentë sot në dushë në humbjen 3-­0 që pësuan sot pasdite në shtëpi ndaj Lilës.

Loriku ishte në fushë nga minuta e parë, por paraqitja e tij ka qenë zhgënjyese pasi ka qenë fajtor te dy golat e parë, ndërsa Lenjani luajti vetëm 13 minuta në fund.

Një disfatë e rëndë për ekipin ku aktivizohen dy lojtarët kuqezinj që tashmë kalohet nga Lila në renditje dhe rrezikon pjesmarrjen në Europa League.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"