Cungu: Nuk kam shkopin magjik, por besoj te ky ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 18:15

Cungu: Nuk kam shkopin magjik, por besoj te ky ekip

Armando Cungu nuk e bën dramë humbjen me Teutën. Trajneri i Vllaznisë u shpreh për ‘Supersport” pas ndeshjes se ndeshja ka qenë pozitive përveç startit të saj, ku skuadra nuk përballoi dot presionin e Teutës. Ai u shpreh se beson te ky ekip, por theksoi se nuk ka shkopin magjik për të ndryshuar gjirhçka menjëherë.

cungu“U futëm të përgjumur, nuk e di arsyen, nuk funksionuam për 20 mintua. Shumë gabime në pasim, na mbajti nën presion Teuta në fushën tonë. Natyrshëm kjo është meritë e kundërshtarët. Pjesa tjetër e lojës foli për ne, krijuam disa mundësi shënimi. Ky rezultat shkon edhe për meritë të portierit Mocka, por edhe shtyllës.

Jam i kënaqur për 70 minuta, por jo për atë fillim. Nuk mendoj se ka pasur eufori në ekip, e kam mbajtur larg mediave. U kam thënë djemve që nuk kemi bërë asgjë se fituam ndaj Skënderbeut. Cdo ndeshje për ne është finale. Nëse duam të dalim prej zonës së rrezikshme, kështu duhet ta quajmë si finale cdo takim.

Ishim të ndërgjegjshëm për forcën e kundërshtaritn, ekipi i ri, vrapon shumë, ka entuziasëm në lojë. Në përgjithësi vrapoi gjithë lojën, por ne gabuam shumë në pasime gjatë fillimit të lojës, duke dhuruar topa kunërshtarit.

Kur gabon shpesh në fillim, krijohet një pasiguri, duke i dhënë kështu një përparësi kundërshtarëve. Në pjesën e dytë Teuta nuk ushtroi ndonjë presion, rezultati më i drejtë duhet të ishte barazimi. Loja sulmuese tona calon, gjithsesi kam besimin e plotë te këta djem, sepse në fund të fundit do të na buzëqeshi fati ne.

Morëm Dibrën nga Besëlidhja, djal serioz, e njeh mirë luftën në ajër, mendoj se do të na shërbej për vazhdimësinë. Rëndësi ka që sulmuesit tanë të mbështeten nga pjesa tjeër e ekipit, për të qenë më rezultativë, si nga krahët apo mesfushorët e qëndrës.

Nuk kam shkopin magjik, aq më tepër kur e merr skuadrën ën gjysmën e kampionatit. Jo cdo gjë është në dëshirën time sa i përket kontigjentit të lojtarëve, por unë kam besim te ky grup lojtarësh. Rreziku evident. Nuk e di sa do të zgjasë, por mund të them se Vllaznia është e vetme në këtë kampionat dhe deri në fund do të luftoj për t’ia dalë. Me shpresë dhe besim do të mbijetojmë”, deklaroi pas ndeshjes Armando Cungu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"