De Biazi për Rashicën: Sozia e Kajehon, po e vëzhgojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 12:20

De Biazi për Rashicën: Sozia e Kajehon, po e vëzhgojmë

Është një ndër lojtarët e momentit, pavarësisht se prej dy javësh mungon me Viteshen për shkak të një dëmtimi. Milot Rashica është duke tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore dhe tashmë edhe të disa skuadrave europiane.

de-biazi2 (1)Ndër to, Napoli u përfol prej dy ditësh në mediat italiane se është duke e monitoruar me kujdes situatën e tij. Në lidhje me këtë, disa portale pranë Napolit kanë intervistuar trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, për të marrë prej tij një vlerësim për sulmuesin 19-vjeçar.

“Nga ana sportive, është një sozi e Kajehon. I bën shumë mirë të dyja fazat e lojës dhe është i fortë fizikisht. Për Napolin e Sarrit do të ishte zgjedhje perfekte”, është shprehur fillimisht De Biazi. Një krahasim interesant për talentin shqiptar, i cili ka deklaruar disa herë së ëndërron të jetë mes të ftuarve të trajnerit për Europianin “Francë 2016”.

“Rashicën po e ndjekim ashtu si edhe lojtarët e tjerë të talentuar. Pas një muaji do të kemi një test kundër Austrisë dhe pas kësaj miqësoreje mund të nxjerrim disa konkluzione”, ka vijuar De Biazi siç raporton “Napolionline”.

Trajneri i kuqezinjve nuk ka dashur të japë një përgjigje përfundimtare nëse do të ketë një ftesë për Rashicën në miqë- soren e muajit mars apo jo.

“Duhet akoma shumë kohë përpara Europianit dhe nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Nëse i referohemi Francës, nuk e penalizonaspak fakti që nuk ka luajtur asnjëherë me Kombëtaren e madhe. Megjithatë, në të njëjtin moment është edhe Kombëtarja U-21 me impenjimet e saj dhe është shumë e rëndë- sishme që lojtarët të bëjnë sa më mirë të jetë e mundur me të”, ka deklaruar De Biazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"