Dinamo firmos me Djarmati, pritet Pema

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2012 | 13:40

Dinamo firmos me Djarmati, pritet Pema

Shtyhet takimi Dinamo-Mamurrasi. Shkak për këtë është bërë mungesa e një tjetër stadiumi në kryeqytet. Kështu, stafi teknik e ka nxjerrë sërish skuadrën në stërvitje për ndeshjen që do të luhet nesër kundër Mamurrasit. Sa i përket emrave që u përfolën në orët e fundit të merkatos, ka firmosur vetëm Matko Djarmati, i cili ka qenë i pranishëm dje në stërvitje me grupin. “U riktheva te Dinamo, me të cilën kam firmosur një kontratë 1-vjeçare. Shpresoj që skuadra të arrijë synimet, sepse ajo duhet të jetë në Superiore”, – thotë kroati, i cili vijon jetën normale në Tiranë, ku ka krijuar edhe familje. Më tej, drejtuesit kanë vijuar bisedimet me Erald Deliallisin. Por, nga burime zyrtare mësohet se do të jenë edhe Eleandro Pema e Gerald Tusha ata që do t’u bashkohen bluve. Mesfushori i Tiranës, Tushe, mund të vijë në formë huazimi për një vit, ndërkohë që stafi është ende në kërkim të një mbrojtësi dhe mesfushori të krahut të majtë. Bordi drejtues është në bisedime me tre emrat e sipërpërmendur. Arritja e akordit financiar me dy mesfushorët dhe sulmuesin do ta përforcojë më shumë Dinamon.
Erjon Hamitaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"