Drejtuesit vendosin premio për fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2015 | 18:15

Drejtuesit vendosin premio për fitoren

lushnja dinamoNën drejtimin e trajnerit Allmuça, Dinamo ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Luftëtarit në transfertë.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur një premio për futbollistët në rast të një fitoreje në këtë ndeshje të vështirë.

“Fituam javën e shkuar me Turbinën dhe në këtë transfertë shkojmë me moral të lartë. E respektojmë Luftëtarin si një skuadër me traditë, por ne do të bëjmë punën tonë. Është transfertë e vështirë, por unë them që ne do t’ia dalim, dhe këtë e kemi treguar në disa ndeshje. Dinamo do të tregojë forcën e vërtetë në Gjirokastër, duke synuar një rezultat pozitiv”, ka thënë mesfushori i bluve, Bazion Traga. Në këtë sfidë, kryeqyteti nuk do të kenë të gatshëm Erxhan Muçën, për shkak të një tërheqjeje.

Përgatiti: Skerilajd Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"