“Dremitja” e Tares në stadium, ja si u përçanë tifozët italianë (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2016 | 19:07

“Dremitja” e Tares në stadium, ja si u përçanë tifozët italianë (FOTO)

Pas barazimit 0-0 që Lacio mori ndaj Udinezes të dielën, mediat italiane publikuan një foto të drejtorit sportiv të klubit kryeqytetas që shihet duke dremitur. Lajmi u publikua edhe në rrjetet sociale duke marrë qindra komente.

12509644_10153381108838575_1830244008142679235_nNë fakt, Igli Tare ka mbyllur sytë në shenjë mërzitjeje për rastin e golit që Konko humbi ndaj Udinezes, por foto e publikuar me sytë e mbyllur “ndezi” mediat online dhe rrjetet sociale.

Në lajmin e publikuar nga gazeta italiane “Corrieredellosport”, shihen komente që kritikojnë drejtorin teknik të Lacios, por edhe që e mbështesin.

“Të paguar për të fjetur… pasionin për sportin dhe për fanellën nuk e dinë se çfarë është”,-shkruan Daniele.

Referuar rezultatit pa gola një tjetër komentues shprehet: “Sot nuk ishte i vetmi (Tare)”.

Më i saktë në komente duket Fedele, i cili thotë se ka mbyllur sytë pas një gabimi të lojtarit të tij.

Mes komenteve të shumta, ka edhe nga ata optimistë që i bëjnë thirrje skuadrës që të jetë e kujdesshme në ndeshjen e ardhshme ndaj Napolit: “Shpresoj që Lacio të mos e zërë gjumi kundër Napolit”,-shkruan Antonio.

Në komentet e shumta të tifozëve italianë, pati edhe shqiptarë. “Naten Igli Tare”,-shkruan një komentues.

Untitled-3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"