Duhen 5 milionë lekë për të rikthyer tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2016 | 21:20

Duhen 5 milionë lekë për të rikthyer tifozët

Komisioni i Apelit ka lënë dje në fuqi vendimin e Disiplinës për dënimin e fushës së Skënderbeut me dy ndeshje pa tifozë.

skenderbeuNë një kohë që një takim (ndaj Kukësit për kampionat) e ka shlyer, tashmë korçarët janë të detyruar të luajnë pa praninë e tifozëve edhe në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë më 17 shkurt.

Megjithatë, ka edhe një plan B, që është tërësisht në vullnet të klubit.

Nëse Skënderbeu paguan 5 milionë lekë të vjetër, atëherë dënimi konvertohet dhe tifozët rikthehen në stadium që në ndeshjen e Kupës ndaj Vllaznisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"