Duka, kombëtares: Fitoni sërish me Greqinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2015 | 19:42

Duka, kombëtares: Fitoni sërish me Greqinë

kombetarja e femrave dukaKombëtarja shqiptare në futbollin e femrave po përgatitet për ndeshjen që do të zhvillojë pas pak ditëve kundër Greqisë, në stadiumin “Loni Papuçiu”, në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian “Holandë 2017”.

Dje, përfaqësuesja është vizituar në drekë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ai ka biseduar me trajnerin Altin Rraklli dhe vajzat futbolliste për përgatitjet e tyre për dy ndeshjet e radhës në grupin eliminator me Greqinë, më 22 tetor dhe me Rumaninë, më 27 tetor. Presidenti ka inkurajuar skuadrën duke i vlerësuar takimet si shumë të rëndësishme.

“Edicionin e kaluar, kur ne konkurronim për herë të parë në eliminatore, arritëm që pikërisht Greqisë t’i shkëpusnim tri pikët e para zyrtare. Urojmë që një gjë të tillë ta bëjmë edhe të enjten”, deklaroi ndër të tjera presidenti Duka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"