Duka zbulon bisedën e De Biazit, ja kur nis “Arena Kombëtare”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2016 | 15:39

Duka zbulon bisedën e De Biazit, ja kur nis “Arena Kombëtare”

Më në fund do të nisin punimet edhe në stadiumin e ri në kryeqytet “Arena Kombëtare”.  Më 21 Prill, Federata Shqiptare e Futbollit do të prezantojë projektin e stadiumit modern në kryeqytet, ndërsa firmosja e kontratës do t’i hapë rrugë nisjes së menjëhershme të punimeve.

Presidenti i FSHF Armand Duka dhe Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, gjate nje ceremonie festive ne Pallatin e Brigadave, me rastin e kualifikimit te kombetares shqiptare ne France Euro 2016. /r/n/r/nPresident of the Albanian Football Federation Armand Duka and Albania's coach Gianni De Biasi, during a festive ceremony at the Palace of Brigades, on the qualification of the Albanian national team in France 2016.Kështu, pas “Elbasan Arenës” dhe “Loro Boriçit” në Shkodër që është drejt përfundimit, tashmë është gjithçka gati për ndërtimin e impiantit më të ri në Shqipëri i cila do të zëvendësojë ekzistuesin “Qemal Stafa”.

Ka qenë vetë Presidenti Duka që ka konfirmuar se në 22 ose 23 prill do të nisin zyrtarisht punimet për ndërtimin e impiantit të ri.

“Javën e ardhshme, pra më 21 Prill Federata Shqiptare e Futbollit do të bëjë edhe prezantimin e projektit të ri të stadiumit në Tiranë. Në prezantim do të bëhet edhe firmosja e kontratës dhe punimet do të nisin menjëherë, një ose dy ditë pas finalizimit të marrëveshjes”, ka deklaruar Duka.

 

Më pas Presidenti i FSHF-së, sqaroi edhe zërat rreth trajnerit të Kombëtares, Xhani de Biazi, duke zbuluar edhe bisedën që ka pasur së fundmi me vetë drejtuesin e stolit kuqezi.

“Gjëja e vetme e rëndësishme është që të gjithë të mendojmë vetëm për Euro 2016, në mënyrë që të paraqitemi sa më mirë, të jemi të gjitha bashkë të mobilizuar për të luajtur dhe festuar në këtë ngjarje për të gjithë shqiptarët. E ardhmja e De Biasit? Kam biseduar me De Biazin dhe ai më ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me federatën italiane”, ka mbyllur deklaratën e tij Duka.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"