Duro e ka me gjykimin: U bënë protagosnistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 14:24

Duro e ka me gjykimin: U bënë protagosnistë

Trajneri i Kukësit, Klodian Duro u shpreh i mërzitur pas humbjes me Skënderbeun. Ai i uron korçarët për fitoren, por ia faturon humbjen gjyqatrëve të takimit pasi sipas tij ishin të njëanshëm.duro“Dua të uroj Skënderbneun për fitoren e sotme. Ata janë kampionë prej 5 vjetësh dhe në cdo ndeshje luajnë për fitore. Pësuam gol dhe normalisht kur pëson është e vështirë të përmbyësh.

Ne u perpoqëm shumë të kthenim rezultatin, por ishte e vështorë. Mua më vjen keq që në një ndeshje me rëndësi të tillë, protagonist të bëhet arbitri. Besoj se të gjithë e vunë re që arbitri ndërpriste ndeshjen në moment të caktuara dhe duke dhënë faulle vetëm për njërin ekip.

Me vjen që duhet te shprehem kështu, por e vertata duket dhe nuk mund ta fshehim.

E përsëris se gjyqtarët u bënë protagosnistë absolutë në rezultatin e këtij takimi. Gjithsesi ne dalim nga kjo ndeshje me kokën lart dhe të punojmë shumë që në fund të arrijmë objektivat tonë”, deklaroi trajneri I Kukësit për “Supersport” pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"