Duro: Reaguam mirë, jam i lumtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2015 | 16:28

Duro: Reaguam mirë, jam i lumtur

duro

Pas fitores në Vlorë ndaj Flamurtarit, Klodian Duro ka shprehur kënaqësinë për fitoren e tij të parë si trajner, duke e pranuar se loja la për të dëshiruar: “Ndeshje shumë e rëndësishme, sepse vinim nga humbja dhe duhej të reagonim urgjentisht.

Nuk ishte e lehtë, sepse kishim edhe mungesa të rëndësishme, por ia dolëm, përtej lojës jo të mirë. Problemi kryesor ishte gjendja psikologjike e lojtarëve, që kanë qenë të rënduar këto ditë, ndaj edhe loja nuk ishte e rrjedhshme.

Synimi kryesor u arrit, ndërsa gjatë javës, me kthimin e futbollistëve të tjerë, do të kemi kohë të punojmë me qetësi. Ishte një ndeshje e vështirë, pavarësisht se Flamurtari ka probleme të mëdha në këtë moment. Duhej të ishim më të qetë, sidomos në pjesën e dytë. Mendoj që ekipi dha gjithçka dhe dua t’i falënderoj, sepse nuk është e lehtë të luash me këtë presion dhe me mungesa, duke nisur nga sulmuesit”, shprehet Duro për ‘Supersport’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"