Dy festa në një ditë te Partizani, Bardhi feston 18-vjeç, Ibrahimi bëhet baba (video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2015 | 21:44

Dy festa në një ditë te Partizani, Bardhi feston 18-vjeç, Ibrahimi bëhet baba (video)

geniSkuadra e Partizanit ka festuar dje ditëlindjen e mesfushorit Jurgen Bardhi, i cili spikati ndaj Teutës. Në ambientet e hotelit, ku skuadra vijon të jetë e grumbulluar që nga e enjtja, dje është organizuar një ceremoni festive, enkas për 18-vjetorin e futbollistit.

Përveç ekipit dhe stafit teknik, të pranishëm kanë qenë edhe presidenti Demi, drejtori i përgjithshëm, Dritan Dervishi, si dhe drejtues të tjerë. Administrata e klubit i ka bërë një surprizë të këndshme Bardhit, pasi qirinjtë e tortës me nr.18 lojtari i ka fikur nën urimin e shokëve të ekipit. Njëkohësisht, presidenti Demi i ka dedikuar një urim të veçantë edhe mbrojtësit Labinot Ibrahimi, i cilit në mbrëmjen e së enjtes është bërë baba i një vajze, të cilën e ka quajtur Jara.

geni bardhi bardhi ibraimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"