Edgar Cani realizon dopietë me Pisan në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 16:38

Edgar Cani realizon dopietë me Pisan në Itali

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edgar Cani, ka shënuar dopietë me skuadrën e Pisas në Kampionatin italian.

CANI-1Goli i parë i tij u shënua në minutën e 19′ të pjesës së parë, ndërsa goli i dytë erdhi rreth 15′ minuta më pas. 26-vjeçari duket se po kalon një moment të mirë me skuadrën italiane dhe këtë e tregojnë edhe golat e shënuar prej tij.

Aktualisht, Pisa kryeson 2-0 ndaj Arenzos – me dy gola të shqiptarit. Skuadra e Canit ndodhet në vendin e dytë me 38 pikë në Lega Pro, në grupin B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"