Elozhe për Hykën: “Mesi i Shqipërisë ka rigjetur formën”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2016 | 10:04

Elozhe për Hykën: “Mesi i Shqipërisë ka rigjetur formën”

hykaJahmir Hyka shihet si një ndër lojtarët më në formë në kampionatin helvet.

Mesfushori shqiptar i Luzernës gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e shkuar, ndërkohë që asistet e tij nuk kanë munguar thuajse në çdo takim dhe kjo ka bërë që mediat helvete ta përfshijnë atë në garën për “lojtarin e muajit”, si dhe të tjera kanë gjetur rastin që ta krahasojnë atë me yllin argjentinas të Barcelonës.

“Mesi i Shqipërisë ka rigjetur formën”, është titulli i njërës prej mediave zvicerane në shkrimin e kushtuar Jahmir Hykës. Në klasifikimin e “Blick.ch” për “lojtarin e muajit” në Zvicër, mesfushori i Luzernës renditet i dyti aktualisht. Në ndeshjen e djeshme, mesfushori ka qenë në fushë deri në minutën e 86-të ku Luzerna ka barazuar 1-1 në transfertë me Grasshopers.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"