“‘Fan Club’ virtual, ja pse zgjedh trajnerë të huaj”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2016 | 17:17

“‘Fan Club’ virtual, ja pse zgjedh trajnerë të huaj”

Presidenti i FSHF-së ka qenë i pranishëm në ambientet e një universiteti privat dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e tij. Gjatë fjalës së tij,

webDuka ka folur në lidhje me suksesin e kuqezinjve në Europian, apo edhe për modelin e Skënderbeut që po u prin ekipeve shqiptare.

“Kualifikimi është fryt i një pune progresive, si për Skënderbeun, ashtu edhe për Kombëtaren. Skënderbeu po bën mirë, por nuk është shembulli më i mirë i organizimit të një ekipi futbolli, pasi çdo ekip duhet ta sigurojë të ardhmen nga lojtarët që prodhon vetë dhe jo nga biznesi”, është shprehur kreu i FSHF-së.

Më tej, një nga të pranishmit, anëtar i “Tifozëve Kuq e Zi”, i ka adresuar një pyetje edhe në lidhje me krijimin e klubit të tifozëve në FSHF.

“Ai është një projekt virtual dhe nuk është një grupim tifozësh. Ata që do të jenë anëtarë, do të kenë trajtim preferencial nga sponsorët tanë. Benefiti do të jetë i përbashkët dhe nuk cenon asnjë lloj grupimi tifozësh që do të jenë në stadium”, ka vijuar Duka.

Trajneri i Kombëtares Pjesë e diskutimit ka qenë edhe çështja e drejtimit të Kombëtares prej shumë kohësh nga trajnerë të huaj.

“Ne kemi kohë që kemi trajnerë të huaj. Roli i trajnerit është shumë i rëndësishëm, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi besim te trajnerët shqiptarë. Ne duam të bëjmë diçka më shumë dhe për të arritur rezultate të larta, ai që ka kaluar në atë rrugë e ka më të lehtë për ta arritur këtë. Të gjithë trajnerët e huaj që kemi pasur në Kombëtare kanë pasur histori suksesi”, ka deklaruar Duka përpara studentëve.

Sa i përket Europianit, ai ka deklaruar se lojtarët nuk duhet të kenë presion, pasi, nëse luajnë të qetë, mund të bëjnë një përfaqësim dinjitoz.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"