FIFA hesht, Berisha do t’i shpëtojë pezullimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2014 | 10:16

FIFA hesht, Berisha do t’i shpëtojë pezullimit

Berisha EtritPortieri i Kombëtares shqiptare dhe Lacios, Etrit Berisha, pritet t’i shpëtojë pezullimit të mundshëm të FIFA-s. Pas denoncimit të klubit të Kievos për parakontratën që Berisha kishte nënshkruar me këtë të fundit përpara se të firmoste me bardhekaltrit, u përfol se portieri do të pezullohej deri në 6 muaj. Gjithsesi, tashmë që muaji qershor po ikën, FIFA ende nuk ka marrë një vendim. Sipas gazetës “Corriere dello Sport”, zvarritja e vendimit të FIFA-s do të thotë që për Berishën nuk do të ketë dënim. “Berisha do të jetë në Romë në fillim të korrikut dhe do të takohet me trajnerin Pioli. Portieri shqiptar do të jetë në dispozicion të tij që në miqësoren e parë. E ardhmja e Berishës është te Lazio dhe kjo është e sigurt. Herët a vonë ai do të jetë numri një i portës”, shkruante dje e përditshmja italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"