Flet drejtori i Tiranës: Partizani, nostalgjik i komunizmit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2016 | 11:11

Flet drejtori i Tiranës: Partizani, nostalgjik i komunizmit (FOTO)

Vendimi i Partizanit për të rikthyer stemën e vjetër, atë që është mbajtur edhe në vitin 1946, ku dallohet ylli me pesë cepa dhe me germën “P” , jo për të gjithë ka lënë një shije të mirë.

12899769_10208083611664649_1942428241_nDhe sidomos te rivalët e përjetshëm të klubit të Tiranës, të cilët janë ngacmuar jo pak nga ky vendim. Shefi i administratës së bardhebluve, Saimir Shehri, nuk e ka të vështirë që të japë opinionin e tij mbi këtë çështje.

Ai veprimin në fjalë të “demave të kuq” e etiketon jo vetëm të tepruar, por nostalgjik. Drejtori, madje deklaroi se nuk është normale që të rikthesh simbolet e komunizmit dhe sidomos kur prej 25 vitesh jemi në demokraci.

Gjatë një bisede të shkurtër me “Panorama Sport”, drejtori i klubit të Tiranës shprehimisht tha: “Nuk më lë aspak shije të mirë.

Saimir-Shehri-658x370Pas 25 vitesh demokraci t’u rikthehemi simboleve të komunizmit, kjo tregon shenja nostalgjie”. Shehri njihet në fakt si një personazh që nuk e ka të vështirë që të flasë hapur kur bëhet fjalë për Partizanin.

Këtë ai e dëshmoi edhe kohë më parë, ku i “thumboi” hapur, duke deklaruar se as për tri dekada të tjera nuk do ta fitonin titullin kampion.

Vendimi

Burime pranë klubit të Partizanit zbuluan se uniforma ka shkuar për stampim dhe është pothuajse gati për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Laçit, ndërsa do të përdoret deri në fund të sezonit nga ana e ekipit.

Vendimi i drejtuesve të kuq u mor pas insistimit të tifozëve, të cilët donin që të ishte kjo stema e klubit të tyre, të paktën deri në mbyllje të këtij kampionati.

Uniforma do të jetë tërësisht e kuqe dhe te të mbathurat do të ketë dy shirita të bardhë, ndërsa ylli dhe germa “P” do të jenë në ngjyrë të bardhë.

Drejtuesit vendosën që me rastin e 70-vjetorit të themelimit të klubit të rikthejnë fanellën e vjetër, që me siguri do të mirëpritet nga tifozët. Këta të fundit e kanë kërkuar me ngulm një gjë të tillë në këtë vit jubilar të klubit dhe dëshira me sa duket u është plotësuar.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"