Flirti me deputetin/ Xhesika zbulon letrën, shuan kuriozitetin e Muzakës dhe Salihit (VIDEO+FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2016 | 21:22

Flirti me deputetin/ Xhesika zbulon letrën, shuan kuriozitetin e Muzakës dhe Salihit (VIDEO+FOTO)

Xhesika Ndoj ne ‘Procesi Sportiv’ në “TCH” from Panorama Sport on Vimeo.

Xhesika Ndoj është bërë tashmë një nga këngëtaret më të përfolura pas bërjes publike prej saj të një propozimi nga një deputet i Parlamentit të Shqipërisë, i cili i kishte kërkuar që të flinte me të, pasi do t’i siguronte një jetë sheikësh.

E ftuar në “Procesi Sportiv” në “TCH”, Ndoj zbuloi një tjetër prapaskenë ku i njëjti deputet i vënë në “rreth” i ka dërguar një letër që të mos përmendë emrin, madje në këmbim edhe një shumë parash.

Untitled-10“Më ka ardhur një letër që unë akoma vazhdoj ta ruaj. Shpresoj të mos ma thyejnë shtëpinë për ta gjetur atë letër (qesh), jo nuk është në shtëpi… që mos u bëj viktimë që të ofrojnë të tjerët lekë, sepse më kanë ofruar nga partia tjetër për të treguar emrin; sepse nëse do të jetë e mundur do ta paguaja unë çdo gjë vetëm emrin mos e nxirr…

Ai më shumë mendon lekun se sa dashurinë. Ndërsa unë kërkoj dashurinë, por si të gjithë koleget e mia nuk kam dashur të bie viktimë sepse shumica e kolegeve të mia e kanë marrë këtë ofertë sponsor për klipet e veta, ndërsa unë kam dashur të tregoj çdo gjë përballë”,-tha Ndoj.

Pyetjes nga paneli i të ftuarve si mesfushori i Tiranës, Gjergj Muzaka, nëse deputeti në fjalë ishte i martuar, ajo u përgjigj që “po”.

Në fakt, për Ndoj, më romantiku i panelit ishte pikërisht Muzaka. “Unë nuk kam dashur të bie viktimë, ndryshe nga shumë koleget e mia që e kanë marrë këtë ofertë si sponsor për klipet e veta”, u shpreh Ndoj. Ndërsa bomberi i Skënderbeut, Hamdi Salihi, mes humorit e pyeti nëse deputeti ishte i gatshëm që të linte bashkëshorten për të.

Untitled-14

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"