Felipe Masa beson se është ende në “pole” për ta mbyllur Botërorin në pesëshen e parë të klasifikimit të përgjithshëm, pavarësisht hendekut të madh me kreun. Piloti brazilian i Ferrarit aktualisht ndodhet i 13-ti në renditje, me vetëm 23 pikë të fituara në nëntë garat e zhvilluara deri tani. I pesti në klasifikim është piloti finlandez i Lotusit me 83 pikë. Masa, i cili i bëri sezonit një start shumë të ngadalshëm, tha se objektivi i tij janë pesë vendet e para, por që normalisht do ta ketë shumë të vështirë. “Duke parë se ku kam qenë pak para Çmimit të Madh të Silverstonit, unë jam i vetëdijshëm se janë edhe shumë pikë në dispozicion në njëmbëdhjetë garat e ardhshme. Është shumë e rëndësishme për mua dhe si ambicie kam të renditem mes pesë ose gjashtë të parëve. Ky mund të jetë një objektiv i vështirë për t’u arritur, por ju gjithmonë duhet t’i vendosni vetes një sfidë të vështirë. Përveç kësaj, e rëndësishme për ne është edhe titulli i konstruktorëve, ndaj do të më duhet të ndihmoj Ferrarin”. Masa gjithashtu këmbëngul se nuk shqetësohet për të ardhmen e tij për aq kohë sa ai është nën kontratë. Pozitat e tij te “kokëkuqja” kanë qenë në dyshim për shkak të dështimit në garat e para të Botërorit, çka u përfol edhe për negociata për ta zëvendësuar me Mark Veberin. Por pas kthesës në Britaninë e Madhe, ai mendon se nuk sheh asnjë arsye për të pasur frikë për të ardhmen.


Pesë “ishujt” e kampionatit të Shqipërisë
Eu amo as missas dessa pruoqaia,sou de Paraisopolis,MG e moro aqui a 3 anos.E minha casa e9 proxima a pruoqaia,ente3o sempre vou as missas.Eu e meu marido vamos juntos e saimos de le1 abene7oados.Agradee7o por sermos bem recebidos qdo chegamos na igreja.Um abrae7o a todos que fazem parte dessa pruoqaia.