FOTO/ Rei Manaj i përgjigjet Xherdan Shaqirit për flamurin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2016 | 16:05

FOTO/ Rei Manaj i përgjigjet Xherdan Shaqirit për flamurin

rei manajSulmuesi i Kombëtares shqiptare Rei Manaj, që aktivizohet në kampionatin italian te skuadra e Interit, ka postuar këpucët e tij të reja sportive.

Në këto këpucë shihet flamuri i Shqipërisë, ndryshe nga këpucët e Xherdan Shaqirit në të cilat mungonte flamuri kuqezi pasi mesfushori zvicerian i kishte larguar prej aty.

Fotoja vjen 2 ditë pas veprimit të Shaqirit dhe duket sikur Manaj ka për qëllim që t’i përgjigjet mesfushorit të Stokes për veprimin e tij.

Këpucët e Rei Manajt

Capture-23

Këpucët e Xherdan Shaqirit
shq

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"