FOTO/ Si nisi sherri masiv në “Qemal Stafa”, zinxhirë dhe gurë mes ultrasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 17:23

FOTO/ Si nisi sherri masiv në “Qemal Stafa”, zinxhirë dhe gurë mes ultrasve

Të hyje dje në sta diumin “Qemal Stafa”, ku do të luhej derbi mes Partizanit dhe Tiranës për 19-vjeçarët, i vlefshëm për finalen e Kupës së Shqipërisë, ishte mjaft e thjeshtë.

SherriMadje, edhe në pistën e stadiumit mund të qëndroje pa problem, pasi në mënyrë absurde mungonte policia, edhe pse pritej që në shkallët e stadiumit të kishte një numër të madh tifozësh.

Dhe, ashtu ndodhi. Dy tribunat qendrore të stadiumit qenë të tejmbushura, pra rreth 1100 veta, të cilët ishin aty pa asnjë lloj kontrolli nga ana e uniformave blu, që nuk dukeshin në asnjë moment.

12695513_10207633866181293_597203841_oPërplasja Teksa dy ekipet po hynin në dhomat e zhveshjes pasi kishin zhvilluar nxehmjen e zakonshme, ofendimet mes dy tifozërive kanë arritur kulmin, por në distancë, ashtu siç ndodh në çdo ndeshje të zakonshme derbi.

Por, situata në tribunën ku ishin të vendosur tifozët e Partizanit del jashtë kontrollit dhe nis një sherr masiv. Një grup i tifozëve bardheblu kanë lënë vendet e tyre dhe u kanë dalë nga mbrapa tifozëve të kuq, duke i sulmuar me zinxhirë, dërrasa dhe flakadanë, të cilat duken lehtësisht në foto.

12736857_10207633866461300_1436449638_oPër pak minuta amulli, ndërsa disa prej mbështetësve të kuq detyrohen që të zbresin në pistën e stadiumit, nga ku nisin të gjuajnë me gjithçka gjejnë në drejtim të rivalëve të tyre.

Pak minuta më vonë, në pistë shihen të gjithë tifozët e Partizanit, që nga kundërshtarët konsiderohen ultras dhe një pjesë e tyre janë në moshë të vogël. Kjo pasi në këtë ndeshje të rinjsh kishte një organizim nga “Guerrils Junior”.

12722697_10207633866061290_1572085189_oPas “luftës”, qetësia rikthehet dhe tifozët e Tiranës vendosen në vendet e tyre, ndërsa pak më vonë shihen edhe disa nga ata të Partizanit që bëjnë të njëjtën gjë.

Sa u takon të dëmtuarve, mësohet se ka pasur të lënduar nga të dyja tifozëritë, por pa pasoja të rënda. Duhet thënë se gjatë këtij momenti të dyja skuadrat kanë qëndruar në dhomat e zhveshjes dhe loja ka nisur me 20 minuta vonesë dhe pikërisht kur në pistën e stadiumit u shfaqen policët e parë.

12736608_10207633866301296_2030199650_o

12699107_10207633866341297_1996100671_o-(1)

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"