Futbollistët e Kombëtares tërbohen në “Pub”-et e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2015 | 11:07

Futbollistët e Kombëtares tërbohen në “Pub”-et e Tiranës

xhaka

 

Tashmë e kanë bërë traditë. Futbollistët e Kombëtares nuk hezitojnë të shijojnë orët e lira pas ndeshjes në “Pub”-et e Tiranës në shoqërinë e bukurosheve të kryeqytetit.

Taulant Xhaka këtë herë është parë në shoqërinë e një brunjeje, me të cilën duket shumë i afruar. Mirëpo, sëbashku me të kanë qenë Berat Gjimshitit, Rei Manaj, Federik Veseli dhe Herolind Shala. Të cilët kanë nuk kanë hezitua të shkrepin selfie me tifozet e tyre.

Një brune misterioze për Xhaken

Një foto e postuar nga Taulant Xhaka në profilin e tij “Instagram” mbrëmjen e djeshme, ka ngjallur reagime të shumta nga fansat e tij.

Mesfushori ka postuar një foto me një brune, e cila i ka dhënë një puthje në faqe. Vajza mbetet misterioze, ndërsa tifozët e kanë uruar futbollistin për lidhjen e re, të tjerë janë shfaqur kuriozë për emrin e vajzës.

Mirëpo, Xhaka në mëngjes ka vendosur ta fshijë foton, e cila nuk është më në profilin e tij. Nuk e dimë nëse kjo bukuroshe është e dashura e tij, apo thjesht një simpatizante, mbetet për tu parë….

xhaka 1 xhaka manaj gjimshiti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"