Galiani i bën “skaner” ekipit, Miha zotohet për Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 11:32

Galiani i bën “skaner” ekipit, Miha zotohet për Champions-in

Ka ardhur çasti për të dhënë diçka më shumë dhe për të qëndruar të bashkuar. Milani ka hyrë në fazën delikate të sezonit, e cila mund të ndryshojë perspektivën dhe gjykimin për skuadrën e drejtuar nga Sinisha Mihajloviç.Galiani Sprinti për vendin e tretë ka nisur, edhe pse mungojnë tre muaj nga fundi i kampionatit. Kuqezinjtë duhet të rikuperojnë pikë dhe pozicione në tabelën e klasifikimit, kanë detyrën të provojnë deri në fund dhe mos të gabojmë më, pasi përndryshe rikthimi në Ligën e Kampionëve do të mbetet vetëm një ëndërr.

Shoqëria, e cila është e vetëdijshme për momentin delikat, po mundohet t’i qëndrojë sa më pranë ekipit në periudhën e fundit. Barazimi kundër Udinezes i ka mërzitur të gjithë në shtëpinë kuqezi, në veçanti trajnerin Mihajloviç, mirëpo drejtuesit e “Djallit” kanë vlerësuar vendosmërinë e ekipit, i cili kërkoi deri në minutat e fundit të ndeshjes të shënonte golin e fitores.

Në ditën e djeshme, administratori, Adriano Galiani, është prezantuar në “Milanelo” për të diskutuar me trajnerin serb dhe stafin e tij teknik. Burime pranë klubit kuqezi bëjnë me dije se në këtë mbledhje nuk është folur për merkato, teksa nuk është prekur situata e Luiz Adrianos dhe Noçerinos, të cilët mund të largohen drejt SHBA-së dhe Kinës në ditët e ardhshme, (Orlando Siti e Rikardo Kakasë është një hap larg mesfushorit).

Në fokusin kryesor ka qenë paraqitja dhe analiza e lojtarëve në të gjitha ndeshjet e kampionatit. Sinisha dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë prezantuar Galianit (me kërkesën e këtij të fundit) të dhënat teknike dhe atletike të futbollistëve në 24 javë kampionat. Pasi i ka analizuar të gjitha me kujdes, Galiani flitet se i ka kërkuar skuadrës një sforco për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve duke marrë edhe zotimin e tyre që do të bëjnë të pamundurën për t’u rikthyer në Champions.

Rikthimi i presidentit – Sakaq, nesër në “Milanelo” do të jetë i pranishëm edhe presidenti Silvio Berluskoni, i cili do të provojë si gjithmonë të inkurajojë me fjalimet e tij grupin e Sinishës. Muaji shkurt është historik për Milanin, pasi 30 vite më parë “Kavalieri” ka marrë drejtimin e kuqezinjve duke fituar më shumë se çdo president në historinë e futbollit. Shpresa e Berluskonit është që të festojë një tjetër arritje: kualifikimin në Champions dhe finalen e Kupës së Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"