Gashi në formacionin e Javës në SHBA, ja me kë krahasohet (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2016 | 17:11

Gashi në formacionin e Javës në SHBA, ja me kë krahasohet (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Shkëlzen Gashi është përzgjedhur në formacionin e javës me skuadrën e tij të Kolorado Rapids (MLS).

1459867263_gashiGashi është zgjedhur si dyshja më e mirë e sulmit bashkë me ish-fituesin e Topit të Artë, Rikardo Kaka.

Lajmi është publikuar nga portali zyrtar i skuadrës Kolorado Rapids, në të cilën thuhet: “Urime Shkëlzen Gashit, i cili është zgjedhur për herë të parë në formacionin e javës në MLS”.

Edhe pse Gashi nuk ka provuar ende shijen e rrjetës me ekipin e tij në SHBA, ai është vlerësuar për pesë gjuajtjet në portë, 3 rastet e krijuara për gol dhe me rreth 90 për qind të pasimeve të sakta të topit.

Untitled-3Ndërsa për yllin brazilian të futbollit, Rikardo Kakanë, thuhet se më në fund ai u rikthye në fushë duke ndihmuar ekipin e Orlados në fitoren 4-1, me një gol dhe dy asist.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"