Gjermania ‘poker’ ndaj Italisë, thyejnë tabunë e ‘maces së zezë’ (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2016 | 22:24

Gjermania ‘poker’ ndaj Italisë, thyejnë tabunë e ‘maces së zezë’ (VIDEO)

UPDATE/ Gjermania fitoi 4-1 ndeshjen miqësore ndaj Italisë. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së martës në “Allianz Arena” dhuroi spektakël golash dhe një lojë të bukur në fushë.

Me këtë rezultat Gjermania theu ‘rekordin’ negativ që kishte ndaj Italisë, me rreth 20 vite pa fituar.

223922378-ff136c09-cd9a-4964-9637-b502ed6e917dPjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0. Djemtë e Lëvit u treguan më të saktë para portës. Toni Kros kaloi vendasit në avantazh në minutën e 24-t, ndërsa Gëce dyfishoi rezultatin në fund të pjesës së parë.

Ashtu si 45′ e para, edhe pjesa e dytë foli për vendasit. Skuadra e drejtuar nga Konte pati vështirësi në organizimin e aksioneve sulmuese.

220435304-20199f72-a49f-41ca-9d97-6b91d9f759c8Një asist i Drekler për Hektor në minutën e 59′, çoi në trefishimin e rezultatit. Por gjermanët nuk u ndalën me kaq.

Mesut Ozil realizoi golin e katërt nga pika e bardhë në minutën e 75′, ndërkohë që italianët shënuan golin e nderit me anë të El Sharauit në minutën e 83′.

Untitled-17

Gjermani – Itali 4 – 1
Gol: Toni Kros 24′, Gëce 45′, Hektor 59′, Ozil 75′, El Sharaui 83′

FORMACIONET ZYRTARE:

Germania (4-2-3-1): ter Stegen; Mustafi, Hummels, Rudiger, Hector; Rudy, Kroos; Muller, Ozil, Draxler; Gotze. Trajner: Low.

Italia (3-4-3): Buffon; Darmian, Bonuçi, Acerbi; Florenzi, Thiago Motta, Montolivo, Giaçherini; Bernardeschi, Zaza, Insigne. Trajner: Conte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"