Në sajë të “dietës televiziv”e u bë edhe me të dashur të re. Ish-futbollisti i mirënjohur brazilian, Ronaldo, humbi pothuajse 19 milionë stërlina nga divorci me gruan e tij të tretë, por paraqitja e tij sportive është befasuese, sikurse duket edhe e dashura “flakë e re”, Paula Morais. Ronaldo është kthyer në formën më të mirë fizike pas një “reality show”, në të cilin mori pjesë, por ka gjetur edhe të dashurën seksi, që po e mban atë “të hollë”. Për ta mbajtur larg nga të ngrënit dhe qejfet e mëdha e tryezat plot yndyrë mendon e dashura e tij e re, e papërkulur kur është fjala për kësi “pushteti”. Për më tepër, Paula ka një trup që do ta kishte zili cilido, jo më Ronaldo që mund të përballojë në heshtje të dukurit keq në shoqërinë e saj. Paula punon si “deejay”, por është gjithashtu e pasionuar pas një sporti, siç tregohet nga të dhënat në Facebook, volejbolli në plazh. Edhe futbolli, natyrisht, teksa rri me Ronaldon e saj.


Bilanci që nuk na pëlqen