Guo Guangçang, ja profili i kinezit që kërkon Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 10:19

Guo Guangçang, ja profili i kinezit që kërkon Milanin

Prej javësh po flitet për një interesim të mundshëm të miliarderëve kinezë, që thuhet se janë në kontakte për blerjen e aksioneve të Milanit. E përditshmja italiane “Il Giorno” ka zbuluar edhe identitetin e njeriut që po negocion me presidentin kuqezi, Silvio Berluskoni, hyrjen në klub.guo Bëhet fjalë për presidentin e grupit “Fosun”, Guo Guangçang, i cili është një ndër njerëzit më me influencë në Pekin dhe drejton një shoqëri ndërtimi, teksa ka edhe kontrollin mbi industrinë e barnave. Guangçang është njeriu i 17-të më i pasur në Kinë, teksa numëron një pasuri prej 7 miliardë eurosh.

Mirëpo, së fundmi në CV-në e aziatiku rëndojnë dy akuza nga ana e autoriteteve të Pekinit. Këto të fundit kanë nisur një hetim, pasi dyshojnë se Guangçang është i përfshirë në korrupsion. Ai dyshohet se ka përfituar disa tender në mënyrë abuzive.

Për momentin, bisedimet me Milanin janë akoma në fazën fillestare, mirëpo kontaktet janë të vazhdueshme. Nga të dhënat e para mësohet se miliarderi kinez e vlerëson klubin 600 milionë euro, ndërsa 1 miliard euro është shuma që kërkon të arkëtojë Berluskoni nga shitja e aksioneve të Milanit. Disa krerë të grupit “Fininvest” flitet se prej disa ditësh ndodhen në Pekin për të diskutuar me Guangçang shitjen e aksioneve të Milanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"