Hallaçi dorëzon shiritin, Gerhard Progni kapiteni i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2013 | 12:41

Hallaçi dorëzon shiritin, Gerhard Progni kapiteni i ri

Hallaci ne BallshRrahman Hallaçi nuk do të jetë më kapiten i Kukësit. Që nga takimi i sotëm për kupë me Naftëtarin dhe në vazhdim shiritin e kapitenit të Kukësit do e mbajë në krah mesfushori i djathtë Gerhard Porgni. Ka qene vetë Hallaçi që me mirëkuptim ka kërkuar të mos jetë më në këtë rol, të cilin e mban prej një viti, si shenjë reflektimi për situatën jo të mirë që po kalon ekipi. Hallaçi, i vlerësuar si një nga lojtarët kyç të veriorëve dhe me performancë gjithnjë e në rritje, në një bisedë për “Panorama Sport” ka pohuar: “Jam përpjekur me të gjitha mundësitë që kam pasur për të bërë më të mirën për këtë skuadër, por momentalisht nuk jemi aty ku duhet. Lënia e shiritit të kapitenit është një akt moral që duhej ta bëja. Falënderime stafit, shokëve dhe tifozëve që më kanë mbështetur gjatë një viti që patëm rezultate shumë të mira. Uroj dhe besoj që ekipi ta kapërcejë këtë situatë nën drejtimin e stafit të ri dhe kapitenit të ri”. Ndërkohë kapiteni i ri, Gerhard Progni, ka premtuar se do jetë shembull në lojë dhe disiplinë sportive. “Detyra e kapitenit është shumë e vështirë, por do mundohem ta bëj edhe me ndihmën e ish-kapitenit dhe gjithë grupit të lojtarëve. Kemi sfida të vështira përpara që duhen përballuar. Tashmë përgjegjësitë e mia janë dyfishe, si lojtar dhe si kapiten”, – ka thënë Progni. Kupa – Kukësi do udhëtojë sot drejt Kuçovës, për t’u përballur me Naftëtarin për kupë. Në përbërje të ekipit do jetë shumica e titullarëve, pasi trajneri Shensoji nuk ka ndër mend të bëjë eksperimentime që në ndeshjen e parë, por nuk përjashtohet mundësia që gjatë lojës të ketë freskime nga stoli dhe të rinjtë.
Jonuz Hallaçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"