Hoxha: “Goli për familjen, Partizani mori më shumë sesa meritoi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 9:44

Hoxha: “Goli për familjen, Partizani mori më shumë sesa meritoi”

Autori i golit për skuadrën e Flamurtarit, Yll Hoxha, mendon se skuadra e tij ka qenë më mirë se Partizani në takimin e djeshëm dhe për këtë arsye të kuqtë duhet të kënaqen me barazimin.

hoxha“Kemi luajtur një ndeshje shumë të vështirë, duke parë se Partizani është një nga skuadrat më të mira në Shqipëri dhe këtë sezon futbollistik ka si objektiv kryesor fitimin e titullit kampion. Megjithatë, mendoj se në sfidën e luajtur sot (dje) ne kemi qenë më mirë, duke krahasuar objektivat që kishte rivali ynë”, ka thënë lojtari, i cili ka pasur rezerva për gjykimin e sfidës.

“Edhe pse nuk më takon të flas për arbitrin, mund të them se është e pabesueshme që kapiteni i ekipit tonë të ndëshkohet me karton të kuq, ndërkohë që shumë ndërhyrje që nuk ishin as për faull, arrijnë aty sa ndëshkohen me kartonë të verdhë”, vazhdoi futbollisti. Por, pas ndeshjes së djeshme, edhe të kuqtë kanë pasur ankesa për gjykimin për një gol të padhënë.

“Kur nuk arrin dot rezultatin që do, sidomos ne shqiptarët ankohemi shumë”, tha lojtari. Sipas mesfushorit të avancuar, Flamurtari do të ishte një nga ekipet që do të garonte për të qenë në Europë në rast se nuk do të kalonte një periudhe problematike.

“Ne jemi një skuadër shumë e mirë dhe nëse nuk do të kishte probleme klubi, do ishim pretendentë kryesorë për Europën”, përfundoi lojtari, duke thënë se golin e djeshëm ia dedikon familjes së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"