Humbje me kokën lart për Kombëtaren e femrave, thyhen nga Greqia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2016 | 15:27

Humbje me kokën lart për Kombëtaren e femrave, thyhen nga Greqia

(Futboll femra) Greqi–Shqipëri 3­-2
Golat: Sidira 6′ (p), Kongouli 10′, Panteliadou 15′ / Velaj 26′, Hashani 41′

Kombëtarja e futbollit për femra ka pësuar sot një tjetër humbje në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian. Ekipi i drejtuar nga drejtuar nga Altin Rraklli është thyer nga homologet e Greqisë me rezultatin 3-­2.femraaaaaaaaaaaaaaaaKombëtarja jonë, pavarësisht humbjes ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë duke mos u dorëzuar lehtë. U mendua se do të ishtë një fitore me goleadë për ekipin grek pas një fillimi te vrullshëm të tyre ku shënuan menjëherë 3 gola brenda 15 minutave, por nuk ndodhi ashtu.

Skuadra e Shqipërisë reagoi mjaft mirë po brenda 45 minutave të para arriti të shkurtojë diferencën e golave. Velaj në minutën e 26′ dhe Hashani në minutën e 41′ rihapën ndeshjen. Megjithatë në fraksionin e dytë Greqia u mbrojt mjaft mirë dhe administroi rezultatin duke marrë një fitore të rëndësishme.

Edhe pse zhvilloi një një ndeshje mjaft të mirë, sërish Kombëtarja e drejtuar nga Rraklli nuk arriti të marrë qoftë edhe një pikë në këtë takim. Tashmë vajzat shqiptare mbyllin tabelën e renditjes me 0 pikë ndërsa Greqia ngjitet në vendin e 3 me 6 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"