Hysaj humb derbin me Berishën në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2016 | 18:29

Hysaj humb derbin me Berishën në Serinë A

Elseid Hysaj do të mungojë në ndeshjen e ardhshme me skuadrën e tij të Napolit. Kartoni i verdhë që mori këtë të diel në ndeshjen ndaj Empolit (5-1), e penalizon atë për të luajtur në takimin e ardhshëm ndaj Lacios së Etrit Berishës.

Untitled-3Hysaj u ndëshkua me karton në minutën e 39′ të pjesës së parë për një faul ndaj Makarones.

Gazeta më e madhe sportive në Itali, “La Gazzetta dello Sport”, thotë se Hysaj dhe Alan do t’i mungojnë trajnerit Sarri për ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Lacios.

Aktualisht, mbrojtësi Hysaj te Napoli dhe portieri Berisha te Lacio, po kalojnë një formë të mirë sportive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"