Hysaj krosoi për Higuain, Bonuçi shpëtoi Juven nga goli i sigurt (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 21:02

Hysaj krosoi për Higuain, Bonuçi shpëtoi Juven nga goli i sigurt (VIDEO)

UPDATE/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në 45′ minutat e para me skuadrën e Napolit.

Untitled-14Pjesa e parë mes Juventusit dhe Napolit u mbyll në barazim pa gola. Skuadrat krijuan disa raste për shënimin e golit, por ata që spikatën në pjesën e parë duket se ishin mbrojtësit. Në minutën e 29′, Hysaj ndërpret një aksion të rrezikshëm nga Morata në krahun e djathtë.

Në minutën e 35′ të pjesës së parë, Hysaj kroson një top nga krahu i djathtë për Higuain, por Bonuçi shpëton portën e Juventusit nga një gol i sigurt.

Untitled-15

Ndërsa një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Hysaj bëhet sërish protagonist në qendër të mbrojtjes duke ndalur një aksion të bardhezinjve.

Hysaj ndal Moraten from Panorama Sport on Vimeo.

Nderhyrja e Hysajt from Panorama Sport on Vimeo.

Krosi i Hysajt per Higuain from Panorama Sport on Vimeo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"