Hysaj rikthehet titullar te Napoli, ja çfarë thotë Ajeti që s’luajti ndaj Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 18:01

Hysaj rikthehet titullar te Napoli, ja çfarë thotë Ajeti që s’luajti ndaj Juventusit

Elseid Hysaj u rikthye si titullar te skuadra e Napolit në Serinë A, pas s ’kualifikimit me një ndeshje për shkak të kartonëve të marrë ndaj Empolit.

171411237-00a8b30f-dcfe-411f-bde3-d026a51f0db7Hysaj bashkë me Alan nuk luajtën për trajnerin Sarri në ndeshjen e shkuar ndaj Lacios, por dy futbollistët u rikthyen titullarë që në minutat e para ndaj Karpit (1-0).

Me fitoren e arritur këtë të diel falë golit të Higuain, Napoli mban kryesimin (56) me dy pikë larg Juventusit të vendit të dytë në Serinë A.

Hysaj zhvilloi një ndeshje pozitive jo vetëm në mbrojtje. Një kros i mbrojtësit për Kalejon në minutën e 42’ të pjesës së parë, rrezikoi portën kundërshtare. Ndërsa një rast tjetër ishte për shërbimin e topit ndaj Higuain, por ky i fundit nuk gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 8′ të ndeshjes.

Frozinone – Juventus 0-2

Ndryshe ka qenë situata për Arlind Ajetin. Ky i fundit nuk ishte as në stolin e Frozinones në ndeshjen me Juventusin (0-2), për shkak të dëmtimit që pësoi javën e kaluar.

12661813_565515370272663_3905046675300842822_n “Nuk kam fjalë për të shpjeguar se sa shumë do të doja të luajan në ndeshjen e nesërme (sot), por fatkeqësisht duhet të pushoj për pak ditë. Gjithsesi, i uroj më të mirat shokëve të mi të skuadrës”,-ka thënë Ajeni në një publikim të bërë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” – një ditë para zhvillimit të ndeshjes mes Frozinones dhe Juventusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"