Hysaj shkëlqen me Napolin, por triumfon Juventusi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 21:10

Hysaj shkëlqen me Napolin, por triumfon Juventusi (VIDEO)

Goli i Juventusit ndaj Napolit from Panorama Sport on Vimeo.

UPDATE/ Juventus ka regjistruar fitoren e 15-të radhazi në kampionat pasi ka mposhtur Napolin me rezultatin minimal 1-0.

Bardhezinjtë kanë zhvilluar një lojë të mirë, ku kanë arritur dhe të finalizojnë me sukses. Vetëm dy gjuajtje në portë numërjnë vendasit me Dibalën i cili godet mbi traversë, ndërsa fatin e ndeshjes e vendos gjuajtja përfekte e Simone Zazës. I cili i aktivizuar në fraksionin e dytë nga tekniku Alegri arrin t’ia shpërblejë me gol besimin teknikut italian.

Me këtë fitore Juve ngjitet në krye të Serisë A me 57 pikë, një më shumë se Napoli që e ndjek i dyti.

Pjesa e parë – 45 minutat e para janë mbyllur në shifrat e bardha 0-0. Ndërsa rastet nuk kanë munguar nga të dy ekipet të cilat kanë luftuar për të gjetur avantazhin.

Elseid Hysaj ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer, ku ka qenë vendimtar me ndërhyrjet e tij ndaj Pogbasë dhe Evrasë.hysaj pogbaFORMACIONET:

JUVENTUS: Buffon; Lichtsteiner, Bonuçi, Barzagli, Evra; Cuadrado, Khedira, Marchisio, Pogba; Dybala, Morata. Trajner: Allegri

NAPOLI: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Higuain, Insigne. Trajner: Sarri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"