Ibra ja blen kishën mamasë për 11.8 milionë €

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2015 | 19:13

Ibra ja blen kishën mamasë për 11.8 milionë €

ibraZlatan Ibrahimoviçit i pëlqen shumë ta quajë veten Zot. Por, për këtë, i mungonte shtëpia e Zotit. Sulmuesi i PSG-së ka blerë një kishë në qendër të Stokholmit duke vazhduar të shtojë pasuritë e patundshme.

Sipas revistës suedeze “Fastighetsvärlden”, Ibra ka blerë kishën me 4 kate dhe 900 metra katrorë për 11.8 milionë euro. Kujt ia bleu? Mamasë së tij, Jurka Graviç, brenda familjes! Këtë kishë e ëma e tij e bleu për 4.6 milionë euro në vitin 2013. Kisha është ndërtuar në shekullin e 19-të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"