Inzaghi te Lacio, ja si e kujton De Biazi kur e kishte në stol (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2016 | 23:35

Inzaghi te Lacio, ja si e kujton De Biazi kur e kishte në stol (FOTO)

Pas emërimit të Simone Inzaghit si trajner i Lacios, kanë ardhur edhe reagimet e para nga protagonistët e futbollit që e kanë njohur nga afër atë.

de bisssssTrajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Xhani De Biazi tregon kohën kur e kishte në skuadrën e Karpit.

Sipas portalit italian “GianlucaDiMarzio.com”, bëhet fjalë për vitin ’94, kur Inzaghi shkon te Karpi në C1, trajner i së cilit ishte De Biazi.

“Në kohën time ishte një futbollist i ri. Kishte treguar një paraqitje të mirë me të rinjtë e Piacenz-ës. Me mua luajti nëntë ndeshje pa bërë asnjë gol, por ishte 18 vjeç dhe konkurrenca ishte e fortë. Ndër të tjera, ishte sezoni i parë larg familjes. Ajo eksperiencë i shërbeu dhe tani ka një rast të mirë, duhet t’a kapë. I uroj shumë fat!”,-ka thënë De Biazi.

Simone Inzaghi zëvendësoi në Stefano Piolin, të parin trajner të Lacios që është shkarkuar pas humbjes së derbit me Romën (1-4).

Untitled-16

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"