Juventus, “all in” kundër Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2016 | 10:16

Juventus, “all in” kundër Napolit

pogba-e-hysaj-durante-napoli-juventusBursa e Milanos, dy ditë më parë, dogji 13 mil iardë euro për 24 orë. Nuk po flasim për parà pagash të italianëve, por kjo tregon pasiguritë që ekzistojnë mbi ekonominë e botës në ditët e sotme. Pikërisht ashtu sikurse ato pasiguri që ofron edhe ndeshja e vitit në Serinë A, një Juventus-Napoli, të cilës nuk do të mund t’i jepte një përgjigje konkrete sesi do të përfundojë as një ekspert finance.

Pa dyshim që futbolli është më pak matematikor, por vlerësimi i rreziqeve është i njëjti. Sarri për shembull, në programin e tij javor, të mërkurën ia dedikon shpesh fazës mbrojtëse, prandaj dje ai ka menduar jo pak për Dibalën, por edhe Alegri do të ketë bërë të njëjtën gjë me rrezikun Higuain.

Dhe duke mbetur në temën e vlerësimit potencial të problemeve, lind natyrshëm pyetja, cili rrezikon më shumë? Përgjigjja është logjike: Juventusi. Fundja, Napoli, duke fituar në “Juventus Stadium” do ta çonte në 5.5 pikë avantazhin e tij, 5 në renditje, plus faktin që në fund, bardhezinjve do t’i duhej gjysmë pike më shumë (në sensin metaforik), sepse përballjet direkte janë në favor të Napolit.

Por, në rast të fitores së Juves, me 3 pikë, kampionët në fuqi do të parakalonin rivalët (+1 pikë) dhe për herë të parë do të merrnin drejtimin e kampionatit, ndonëse me këtë diferencë të vogël dueli për titullin do të vazhdonte deri në minutën e fundit. Dhe duke qëndruar te koka, le të provojmë të hyjmë në atë të Alegrit.

Higuain

Faktori i parë i rrezikut quhet “El Pipita”. Argjentinasi godet kuadratin më shumë se Mesi, Ronaldo dhe të gjithë ata me dy këmbë në botën e futbollit sot, por, pavarësisht kësaj, Alegri do provojë që ta ndalë me dy mënyra: E para, mbrojtja duhet të luajë larg zonës, në mënyrë që Higuain të shkelë sa më pak aty, dhe e dyta është ngushtimi i hapësirave mes reparteve, në mënyrë që të mos i lejojnë argjentinasit të sulmojë thellësinë. Dhe, në të gjitha rastet, kjo është detyra që i takon të bëjë Bonuçit, njëri që nuk i gabon ndeshjet e mëdha dhe me ndihmën e Barzaljit kanë potencialin për ta anuluar Higuainin.

Presingu

Napoli sulmon shumë lart dhe kjo kuptohet duke parë shifrën e 414 rikuperimeve të bëra në gjysmëfushën kundërshtare, një rekord. Prandaj Alegri duhet të studiojë presingun e Napolit për t’iu shmangur agresivitetit të tyre, por në të njëjtën kohë të tërheqë Dibalën në zonën e mesfushorëve, sepse me Paulon mund të rrisë ndjeshëm cilësinë e repartit, për të tentuar kështu edhe më lehtësisht pasimet e gjata për Moratën. Alvaro di ta sulmojë thellësinë, ndërsa Pogba dhe Dibala dinë të përfitojnë nga gabimet e mbrojtjeve rivale. Këtu përfundon pjesa e parë, tani të udhëtojmë në kokën e Sarrit.

Dibala

Fenomeni i Juves mban numrin 21 mbi shpatulla. Bilanci i tij thotë: 13 gola në 27 goditje, i dyti në Itali, pas Higuainit. Prandaj, edhe këtu, rregullat për ta ndalur janë të pakta. Sarri do t’u kërkojë të tijve që t’ia lejojnë sa më pak topin, të evitojë që argjentinasi i Juves të luajë sa më pak mes linjave të mbrojtjes, ku ai di si t’i japë shpejtësi manovrës dhe të hapë lojën në korsitë anësore. Prandaj, për Dibalën pritet shumë sakrificë nga ana e Zhorginjos.

Inkursionet

Nëse kërkoni një renditje mahnitëse, kjo është e mira. Goditjet e mesfushorëve drejt portës: Pogba 79, Bonaventura 73 dhe e gjithë pjesa tjetër e Serisë A poshtë shifrës 55. Kjo do të thotë se kur Pol mbërrin në zonë, apo në 30 metrat e fundit, ai është një lojtar që di të bëjë keq. Prandaj, dueli i tij me Alanin ndoshta do të jetë më i bukuri i mbrëmjes, një miks mes fizikut dhe teknikës.

Disavantazhet

Mos ndoshta kjo do të jetë një ndeshje e shëmtuar dhe shumë taktike? Ndoshta, sepse trajnerët mendojnë edhe aspektet psikologjike. Alegrit i pëlqejnë librat e Fill Xheksonit (ishtrajnerit të famshëm të Çikago Bullsave dhe Los Anxheles Lejkërsave), ndërsa Sarri i fut më pak probleme vetes, por nuk i pëlqen të shkojë në disavantazh. Shifrat thonë që kur Juventusi shënon e para, nga 14 raste, ka arritur të fitojë në 13 të tilla, nëse nuk do të ishte për “juventinin” Blanshard në minutën e 92-të, në JuveFrozinone. Gjithsesi, Alegri dhe Sarri kanë kaluar në kokë këtë dhe shumë aspekte të tjerë, ndonëse të dy, më shumë sesa të mendojnë se çfarë bëjnë të tjerët, ata duan: “Të shkojmë përpara dhe të shënojmë gol”. Prandaj, sido që të përfundojë, fatmirësisht një tifoz i Juves ose i Napolit nuk rrezikon që të humbë 13 miliardë në një natë, maksimumi 13 euro, aq sa mund të vlejë një telekomandë e thyer nga nervozizmi…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"