Juventus-Napoli, një skaner në… 10 pika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2016 | 14:53

Juventus-Napoli, një skaner në… 10 pika

Napoli-Juventus është një duel direkt në garën për titullin kampion, i cili jo vetëm do ketë vlerë për renditjen dhe kreun e klasifikimit, por edhe për të dhënë një sinjal se cila prej dy skuadrave është më e fortë për momentin, apo e meriton më tepër titullin kampion.juve napoli Në një analizë me 10 pika, janë evidentuar arsyet se pse secila nga skuadrat është më e avantazhuar përkundrejt rivalit. Nga mungesa e presionit te skuadra e Sarrit, te fakti që bardhezinjtë do kenë mbështetjen e tifozëve, apo më tepër traditë mbi “finale” të tilla.

Çfarë ka Napoli më shumë se Juventusi

1. SULMI – Më i miri i kampionatit, pa rivalë: 53 gola të shënuar. I dyti, vjen ai i Juventusit, por me një diferencë të konsiderueshme (45). Është përfolur shumë se titullin e fiton skuadra që ka mbrojtjen më të mirë, por statistikat e rrëzojnë si alibi. Në 23 raste, e ka fituar ekipi që ka pasur mbrojtjen më të mirë, por në 24 raste të tjera e ka fituar skuadra me sulmin më produktiv.

2. HIGUAIN – Një gol çdo ndeshje: 24 në 24 takime. Me atë nis vërtet çdo sfidë me rezultatin 1-0. Futbollisti më i mirë i Serisë A, pa dyshime. I vetmi që arrin të vendosë fatin e një sfide i vetëm.

3. DY PIKË AVANTAZH – Nuk është një detaj, por një faktor i rëndësishëm. Një diferencë që i jep Napolit mundësinë për t’u kënaqur edhe me një barazim. Nëse do fitonin, do ta çonin në +5 avantazhin e tyre përkundrejt rivalëve direkt. Nëse do barazonin, do ruanin sërish distancën aktuale. Por, ajo që u bën më të thjeshtë dhe pa presion këtë sfidë, është se edhe një humbje e mundshme, nuk do krijonte shumë diferenca midis skuadrave. Pra, djemtë e Sarrit përfitojnë nga 2 pikë aktualë, duke mos qenë aspak nën presion.

4. ZERO DËMTIME – Merkato e janarit i bëri të gjithë të thonë: Juventusi është më mirë, sepse ka shumë alternativa në organikë. Pastaj erdhën dëmtimet radhazi: Khedira, Manxukiç, Kaseres, Kielini. Dhe situata u përmbys menjëherë. Në këtë aspekt, Napoli nuk ka asnjë dhembje koke, pasi i ka në dispozicion të gjithë yjet e vet.

5. URIA – Napoli e ka barkun bosh. Ka një mundë- si të artë për të mbushur tavolinën e tij dhe nuk dëshiron ta shpërdorojë. Do luftojë deri në fund pikërisht prej urisë për trofe. Mbase, me më shumë përkushtim se Juventusi.

6. LOJË E PAPARASHIKUESHME – Ka shumë zgjedhje në sulm, pavarësisht se luan gjithnjë me të njëjtën skemë taktike. Insinje dhe Kalehon nga krahët, Higuain në qendër, Hamshik që avancon, Zhorginjo që frymëzon, mbrojtësit e krahut që sulmojnë. Mund të krijojnë çdo lloj magjie të mundshme.

7. FORMACION I KOLAUDUAR – Janë një grup që kanë kohë që luajnë së bashku dhe njihen shkëlqyeshëm. Kushdo që të futet, qoftë titullar dhe qoftë nga pankina, ka minimalisht dy vite që është pjesë e Napolit dhe përshtatet që në sekondën e parë me shokët e ekipit.

8. TRAJNER SPECIAL – Sarri po përjeton një përrallë, së bashku me Napolin. Nga trajner në nivele diletantësh, në garën për titullin kampion. Për të mos u besuar. E pabesueshme edhe mënyra sesi u përshtat midis elitës së futbollit, si një kampion i madh. Kjo e bën atë të veçantë pa diskutim.

9. TIFOZËRINË NË ZEMËR – Tifozët e Napolit nuk do jenë në stadium, por është parë një lidhje shumë e fortë midis ekipit dhe mbështetësve. Edhe pse nuk do dëgjojnë brohoritje në shkallët e stadiumit, ka për të qenë një motivim ekstra për të kaltrit, që të realizojnë një paraqitje heroike.

10. TAKIMI ME HISTORINË – Janë duke ndjekur një objektiv të jashtëzakonshëm. E kanë realizuar vetëm dy herë në të shkuarën dhe në secilin rast kanë pasur një kampion si Maradona. Yjet aktualë mund të barazohen me legjendën e këtij sporti dhe këtij klubi, duke ngritur të njëjtin trofe, plot 26 vite më vonë. Një takim me historinë, të cilin nuk duan që ta lënë t’u largohet.

Çfarë ka më shumë Juventusi se Napoli

1. MBROJTJA – Më e mira e kampionatit, pa rivalë: 15 gola të pë- suar. E dyta vjen ajo e Napolit, me 19. Bardhezinjtë kanë një garanci të padiskutueshme nga ky repart.

2. TIFOZËT – Në stadium nuk do jenë mbështetësit e Napolit dhe impianti torinez ka qenë gjithnjë një armë më shumë për bardhezinjtë. Të kesh të gjithë tifozët e tu kaq pranë, në një ndeshje të tillë, do jetë një bonus shumë i madh, të cilin do mundohen ta përdorin si duhet.

3. TRADITA E FITOREVE – Eksperienca dhe tradita në ndeshje të një rëndësie dhe presioni të tillë nuk është element që duhet nënvlerësuar. Napoli nuk është mësuar që të luajë shpeshherë në “finale”. Juventusi është një nga skuadrat që di t’i përgatisë më mirë sfida të tilla dhe Alegri gjithashtu ka cilësi të veçanta në këtë aspekt. Jo rastësisht arritën deri në finalen e Champions-it vitin e kaluar.

4. BUFON DHE DIBALA – Napoli ka Higuanin, por Juvja i kundërpërgjigjet me një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit dhe një argjentinas me talent pa limit. A do ta ndëshkojë Gonzalo Xhixhin? A do fitojë Paolo duelin mes dy bashkatdhetarëve për repartin sulmues? Është për t’u parë. Gjithsesi, “Zonja” ka dy armë shumë të forta.

5. AFTËSIA PËR TË NDRYSHUAR SKEMË – Juventusi mund të kalojë nga moduli me 3 mbrojtje, tek ai me katër në mënyrë shumë të natyrshme dhe të thjeshtë. Kjo është një “thesar” i lënë trashëgimi nga Konte dhe i shfrytëzuar në perfeksion nga Alegri. Një avantazh që në ndeshje të tillë mund të shërbejë shumë.

6. TRAJNER EKSPERT – Alegri është përballur me shumë duele direkt gjatë këtyre viteve dhe ka treguar se është i aftë të përgatisë në perfeksion çdo gjë. Nuk është aspak rastësi që Çelsi i Abramoviçit po këmbëngul për ta marrë, pasi largoi një “special” dhe detajist të njohur si Murinjo.

7. AFTËSIA PËR ZËVENDËSIM – Juventusi ka disa mungesa të rëndësishme, ku listën e kryesojnë sidomos Kielini dhe Khedira. Por, ajo që e veçon nga Napoli, është se “Zonja” di t’i zëvendësojë lojtarët e saj më të rëndësishëm. Alternativat janë gjithashtu cilë- sore, për ta bërë mekanizimin që të funksionojë normalisht.

8. VRAZHDËSIA – Karakteristikë historike e Juventusit: aftësia për të fituar edhe kur nuk entuziazmon. Ky është një element që e ka ndihmuar të triumfojë në shumë kompeticione vitet e fundit. Godet atëherë kur shumë pak mund ta presin.

9. HARMONIA – Pas katër titujve kampion radhazi, nuk ka detyrimin për të fituar. Mbi të gjitha, Torino është një qytet që i lejon yjet e saj të jetojnë të lumtur dhe pa i vënë nën presion. Ndeshja me Napolin përgatitet pa asnjë ultimatum.

10. PESHA POLITIKE – Siç thoshte avokat Anjeli, nënshtrimi psikologjik ekziston dhe dallon një klub me peshë, po ashtu siç ndikon edhe te një njeri. Në këtë këndvështrim, Juventusi pa diskutim që është i avantazhuar. E ka treguar historia. Sa i përket arbitrit, nuk do ketë surpriza: Do jetë Ricoli!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"