“Juventus-Napoli, pse fiton Napoli”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 17:31

 “Juventus-Napoli, pse fiton Napoli”

Juventus dhe Napoli do të përballen mbrëmjen e së shtunës (sonte në orën 20:45), në ndeshjen e vlefshme për Javën e 25 në Serinë A.

pogba-hysajNë disa shkrime të publikuara në mediat italiane, skuadra e Napolit shihet si favorite në këtë takim, paçka se nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve të saj në stadiumin e Torinos.

Shpirti

“Famë, entuziazëm, vendosmëri”. Kështu shkruan gazeta “Corrieredellosport”, për ekipin e Napolit. Ndërsa thekson se skuadra mund të ndjekë rrugën e bërë nga Juventusi i Kontes me organizimin që ka pasur dhe disiplinën taktike.

Sapo u ngjitën në krye të Serisë A, blutë e Napolit nuk e kanë lëshuar vendin e dytë duke fituar të gjitha ndeshjet e fundit.

Higuain

Me 24 golat e tij, Higuain është kthyer në shtyllën e Napolit. Sulmuesi ka shënuar në 7 ndeshjet e fundit, duke ngjallur panik te skuadra e Alegrit. Golat e tij i kanë dhënë pikë të nevojshme skuadrës për të ruajtur kreun dhe në takimin ndaj Juves, Sarri pret shumë nga ai.

Sulmi

Napoli nuk ka vetëm Higuain që mund ta shpëtojë skuadrën kur ndodhet në vështirësi. Insigne, Callejon dhe Hamski, po përjetojnë periudhën më të suksesshme me skuadrën.

Golat e tyre në Kampionat dhe në Europa Ligë kanë qenë mjaft të vlefshëm për skuadrën. Por Napoli ka me çfarë të krenohet. Mbrojta e skuadrës renditet nga më të mirat në Serinë A. Këtu bën pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbolli, Elseid Hysaj, i cili shpesh herë është vlerësuar me nota maksimale për kontributin që jep në fushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"