Juventus-Napoli, si një “Sanremo”, Hysaj këndon: Një aventurë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2016 | 17:49

Juventus-Napoli, si një “Sanremo”, Hysaj këndon: Një aventurë

“Sara quel che sarà” (Të ndodhë çfarë të ndodhë). Është ky titulli i një kënge që do t’i shkonte shumë në mikrofon duetit Masimiliano Alegri-Mauricio Sarri, me korin e formuar nga futbollistët e Juventusit dhe të Napolit.

pogba-e-hysaj-durante-napoli-juventusDje në Itali nisi edicioni i 66-të i “Sanremo”-s, festivali i këngës, i cili do të mbyllet pikërisht të shtunën, ditë në të cilën do të luhet edhe supersfi da Juventus-Napoli.

Pa dyshim që dashamirësit e muzikës dhe të sportit do të jenë shumë të ndarë, por nëse kjo ndeshje do të ishte një festival i këngës, me futbollistët bardhezi dhe ata të kaltër në mikrofon që do të rivalizonin mes tyre, media italiane ka bërë një përshtatje të bukur, në lidhje me këngët që do t’u shkonin këtyre protagonistëve.

Juventusi – Grande Amore “Dashuri e madhe” (këndon: Il Volo, 2015)

Motra e Italisë. Skuadra më e dashur, ajo më fi tuese. E vetja “Dashuri e Madhe”, fraza që nuk i mungon edhe himnit të tyre, sepse Juventusi është skuadra që nuk të zhgënjen kurrë, edhe kur duket sikur po zvarritet. Juventusi e ka këtë dashurinë në ADN-në e tyre dhe me 14 fi toret radhazi është sërish atje lart, dy hapa nga Napoli, gati për të fl uturuar.

BUFON – CHI NON LAVORA NON FA L’AMORE “Kush nuk punon, nuk bën dashuri”, (këndon: Adriano Çelentano, 1970)

Xhixhit nuk ia merr dot njeri vendin mes shtyllave. Xhixhi punon që prej vitit 1995, nga fi llimet te Parma. Xhixhi është një kampion absolut. Dhe Xhixhi, ashtu siç këndon Çelentano, dashuri vazhdon të bëjë, sepse Leopoldo Matia (djali i tij) është kryevepra e tij e fundit.

RUGANI – ADESSO TU “Tani ti”, (këndon: Eros Ramaxoti, 1986)

Do të luajë? Varet nga Alegri dhe idetë e tij të lojës, duke parë edhe dëmtimin e Kielinit. Por, nëse Danieles do t’i vinte radha, kënga “Tani Ti” do të ishte ajo që do t’i përshtatej më shumë.

KIELINI – MI MANCHI “Më mungon”, (këndon Fausto Leali, 1988)

Pikërisht Xhorxho. Një pulpë kapricioze do ta mbajë jashtë për të shtunën dhe duke njohur rëndësinë e tij, i gjithë Juventusi do t’i këndonte “Më mungon”.

BONUÇI – ANGELO “Engjëll”, (këndon: Francesco Renga, 2005)

“Engjëll, kujdesu për të…”, nënvizohet në tekstin e këngës. Ndoshta, kjo këngë është idealja, duke marrë parasysh se një për të cilin Bonuçi duhet të kujdeset është Higuain. Prandaj, Juventusit do t’i duhet një engjëll, për të ndalur argjentinasin.

BARZALJI – STORIE DI TUTTI I GIORNI “Tregime të përditshme”, (këndon Rikardo Folji, 1982)

Andrea është, g ji thmonë, çdo ditë, në të gjitha herët që Juventusi ka nevojë për të. Markon, mbulon, vrapon, bllokon, është i besueshëm dhe i pazëvendësueshëm për bunkerin bardhezi. Prandaj, kjo këngë e Foljit i përshtatet në mënyrë perfekte.

LIHSHTAJNER – L’UOMO VOLANTE “Njeriu fl uturues”, (këndon: Marko Mazini, 2004)

Marco Mazini fi toi festivalin e 2004 me “Njeriun fl uturues”. Konte më parë dhe Alegri tani, me Lihshtajnerin në krahë të një 3-5-2 kanë fi tuar praktikisht gjithçka. I pazëvendësueshëm!

MARKIZIO – UNA STORIA IMPORTANTE “Një histori e rëndësishme”, (këndon: Eros Ramaxoti, 1985)

Ajo mes “Princit” dhe Juventusit është “Një histori e rëndësishme”, mbi të gjitha sepse Klaudio ka marrë në dorë rremat e skuadrës, të dorëzuara nga Andrea Pirlo.

POGBA – PORTAMI A BALLARE “Merrmë të kërcejmë”, (këndon: Luka Barbarosa, 1992)

“Dab Dance” dhe një top futbolli, me lëvizjet e tij prej maceje. “Merrmë të kërcejmë” është shpresa e çdo tifozi juventin që pret nga Pogbaja, sepse nëse Pol shënon, edhe kërcimi në fushë është i garantuar.

KHEDIRA – UNA LACRIMA SUL VISO “Një pikë loti në fytyrë”, (këndon: Bobi Solo, 1964)

Sami vrapon mbi pistën e tij edhe në orët e vona të natës, sepse ai kërkon që të jetë për Juve-Napoli, një si ai do të bënte gjithçka, përveçse ta humbë këtë ndeshje. Por, nëse telekamerat do ta inkuadrojnë në tribunë të shtunën, “Një pikë loti në fytyrë” do të ishte dedikim perfekt për Khedirën.

EVRA – COME SAPREI “Si ta dija”, (këndon: Xhorxhia, 1995)

“Si ta dija se do ia dilja unë…” janë disa nga vargjet e këngës, por ndërkohë Alegri e di shumë mirë, prandaj sa herë që Patris është në formë, ai luan gjithmonë. Korsia e majtë kundër Napolit pritet që të jetë e tija, por me Aleks Sandron që vargu të mbyllet me enigmë në favor të tij.

KUADRADO – DESTINAZIONE PARADISO “Destinacioni parajsë”, (këndon: Xhanluka Grinjani, 1995)

Nga Kuadrado te… Kuadrado. Destinacioni parajsë vazhdon, sepse ishte kolumbiani që hapi serinë e 14 fi toreve radhazi, pas golit në derbi dhe ishte ai që gjithashtu e vulosi edhe me Frozinonen, duke u konfi rmuar deciziv. Por Kuadrado është gati që të vazhdojë t’i këndojë vargjet e kësaj kënge edhe me Napolin: “Pa ndalesa dhe kufi j, vetëm horizonte jo aq të largëta…”.

MORATA – SI PUO’ DARE DI PIU’ “Mund të japim më shumë”, (këndojnë: Morandi-Toci-Ruxheri, 1987)

“Mund të japim më shumë, sepse është brenda nesh…”. Le ta themi, me një Higuain të frikshëm, nga ana tjetër, Morata nuk ka alibi për këtë takim. Nëse ekziston një ndeshje ku ai duhet të japë më shumë, është pikërisht kjo. Prandaj Alvaro, këtë herë këndo, por mos stono.

DIBALA – LUCE “Dritë”, (këndon: Eliza, 2001)

Kur sheh Paulon të kërcejë me topin është njësoj siç nënvizojnë vargjet e kësaj kënge: “Si një diell dhe një yll, dritë që bie nga sytë”. Muzikë, poezi, dritë në mbrëmjen e titullit. Dibala në këtë moment është vetë Juventusi, 13 gola dhe 8 asiste.

MASIMILIANO ALEGRI – SENZA TE O CON TE “Pa ty, ose me ty”, (këndon Analiza Mineti, 1998)

Se çfarë do të bëjë Alegri kur të “rritet”, kjo duhet ende të mësohet. Por, për momentin, Masimiliano është dhe e ka dërguar Juventusin aty larg, ku i takon. 14 fi tore radhazi, ka kaluar Konten dhe ndoshta ka bërë që ta harrojnë atë, por mbi të gjitha ka vënë në shënjestër Napolin. Prandaj, do të shkojë ose jo te Çelsi, pa atë ose me të, për momentin Maks është…

NAPOLI – CI SARA’ “Do të jetë”, (këndojnë: Al Bano e Romina Pouer, 1984)

Nëse fi ton, do shkruajë emrin e tij te titulli, nëse do të humbasë duhet parë sesi do të reagojë “armata” e Sarrit, ndonëse maturi deri tani kanë treguar me thasë. Ndoshta, rezultati më i kënaqshëm mund të jetë barazimi, i cili do të linte gjithçka siç është, por pavarësisht të gjithave, Napoli “Do të jetë”. Do të jetë protagonistja e pakontestueshme e këtij sezoni dhe, me shumë mundësi, edhe e së ardhmes.

REINA – 7000 CAFFE’ “7000 kafe”, (këndon: Aleks Briti, 2003)

”7000 kafe i kam pirë, sepse…”, Sepse nga anët e tij rrezikohet që dikush të dremisë. Pepe Reina, edhe pse sivjet nuk ka pasur shumë punë për të bërë, duke qenë se komandon mbrojtjen e dytë më të mirë në Itali, gjithsesi duhet të shqetësohet përpara Juventusit, të ndajë disa kafe me shokët e repartit, sepse ndaj kampionëve nuk pranohet dremitja.

HYSAJ – UN’AVVENTURA “Një aventurë”, (këndon Luço Batisti, 1969)

Kur mbërriti në Napoli, “babai” Sarri, që Elseidin e rriti në Empoli, tha se ai duhet të nisë të mësojë ta kontrollojë topin. Dhe me paraqitjet e tij, në korsinë e djathtë të skuadrës qëndron i ngritur fl amuri shqiptar. Është e qartë se, “Nuk do të jetë një aventurë, por nuk do të jetë as thjesht një pranverë”, do të thoshte Batisti.

KULIBALI – PASSERA’ “Do të kalojë”, (këndon Aleandro Baldi – 1994)

“Dhimbja jote e vogël, që qoftë urrejtje apo dashuri… Do kalojë”, recitojnë vargjet. Pavarësisht se Kulibali ka përfunduar në qendër të kronikës, për faktet e racizmit në “Olimpiko”, një futbollist nuk gjykohet nga ngjyra e lëkurës. Kalidu është rritur në mënyrë të frikshme, por tani senegalezi është një nga mbrojtësit më të mirë të Serisë A. Morata dhe Dibala “janë të paralajmëruar”, këndon Baldi.

ALBIOL – L’ESSENZIALE “I domosdoshëm”, (këndon: Marko Mengoni, 2013)

Thoshin se Raul ishte i ngadaltë, i thekur dhe i djegur. Pak i përshtatshëm për lojën e shpejtë të Benitezit. Por Sarri i ka qepur veshjen e duhur që i takon një mbrojtësi, i cili është transformuar në një garanci. I domosdoshëm!

GULAM – SALIRO’ “Do të ngjitem”, (këndon Daniele Silvestri, 2002)

“Do të ngjitem deri kur të jem, thjesht një pikë e largët”. Kur sheh Gulamin të ngjitet në atë korsi të majtë është një kënaqësi. Ka këmbë të edukuara, vizion loje dhe di të përshtatet në mbulim. Faouzi, me shumë mundësi, do të ketë përballë Lihshtajnerin, prandaj “ngjitjet” e tij nuk do të mungojnë.

ALAN – VITA SPERICOLATA “Jetë e rrezikshme”, (këndon Vasko Rosi, 1983)

Vrapim, teknik dhe djersë. Kështu edhe më të vegjlit bëhen të mëdhenj, duke ëndërruar një jetë të rrezikshme. Dhe Alan është ndoshta blerja më e gjetur e Napolit të Sarrit, sepse kur rikuperon dhe driblon kë ka pranë, duket sikur ai këndon: “Dua një jetë të ekzagjeruar, të rrezikshme”.

ZHORGINJO – COME SI CAMBIA “Si ndryshohet”, (këndon: Fiorela Manoia, 1984)

“Si ndryshohet për të mos vuajtur, si ndryshohet për të rifi lluar”. Fiorela këndon, Zhorginjo i zbaton. Nëse ka një lojtar që ka ndryshuar, është pikërisht ai, talenti më i diskutuar dhe më i rigjetur i Napolit.

HAMSHIK – NEL BLU DIPINTO DI BLU “Në blu i ngjyrosur me blu”, (këndon: Domenico Modunjo, 1958)

Hamshik është rikthyer të jetë i kthjellët si deti i Napolit, kampioni që di të driblojë kundërshtarin dhe të vendosë ndeshjen, me një magji të tijën. Sërish ai, sërish deciziv, me 5 gola dhe 6 asiste, përpara natës që pritet të jetojë në “Juventus Stadium”. “Mendoj se një ëndërr si kjo nuk do të kthehet kurrë më…”.

KAJEHON – FELICITA “Lumturi” (këndojnë: Al Bano e Romina Pouer, 1982)

“…Të mbahemi për dore dhe të shkojmë larg… lumturia”. Mirë se u riktheve Kajehon, njeriu që Benitezi e kishte etiketuar si “sulmuesin e 20 golave në sezon”, Hoze Marias iu deshën 20 ndeshje për t’u rikthyer te goli, ndonëse nuk është ndalur kurrë së luajturi mirë. Golat e tij tashmë janë katër dhe kilometrat në krahët e sulmit nuk numërohen. Kajehon është shfryn një lumturi kur e sheh të vrapojë.

HIGUAIN – SENZA PIETA “Pa mëshirë”, (këndon: Ana Oksa, 1999)

24 gola në 24 ndeshje. Pa mëshirë. Higuain është ari i Napolit, sepse Sarri jo vetëm që e vuri në dietë, por i detyroi edhe ndryshimin e lëvizjeve të tij dhe tashmë, Gonzalo është rikthyer të jetë prototipi i atij sulmuesi modern, njeriu më i pritur i këtij Juventus-Napoli. “Do të të gjej, do të të kap… pa mëshirë”.

INSINJE – L’ITALIANO “Italiani”, (këndon: Toto Kutunjo, 1983)

“Më lini të këndoj… jam një italian”. I vetmi italian i titullarëve të Mauricio Sarrit. Lorenco “i mrekullueshmi” është ndoshta edhe shpresa më e bukur e Italisë, në Europianin e ardhshëm, natyrisht nëse Konte do ta lejojë. “Iriqi” është bërë burrë dhe natyrisht që Juventus-Napoli do të varet edhe nga melodia e këmbëve të tij.

MAURICIO SARRI – SENZA GIACCA E CRAVATTA “Pa xhaketë e kravatë”, (këndon: Nino D’Anxhelo, 1999)

“Sa rrugë ke bërë, për të na larguar këtë fat”, dhe më shumë bukur se kaq nuk mund të këndonte D’Anxhelo, sepse ashtu si thotë edhe vetë Sarri: “Në fushë dhe në stërvitje shkohet me tuta, jo me xhaketë dhe kravatë”.

Mauricio Sarri është një toskan 24-karatësh, por Napoli e ka adoptuar. I pari në renditje, më i fortë sesa skepticizmi fi llestar, ai ka ndërtuar një skuadër praktikisht perfekte. Një “këngë” në pamje të parë jo shumë e suksesshme, por shumë e bukur në fund, sepse realisht pak kishin besuar…

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"