Kaçe “driblon” PAOK-un: Në verë nuk e di ku do jem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2016 | 10:00

Kaçe “driblon” PAOK-un: Në verë nuk e di ku do jem

Mesfushori i PAOK-ut ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Superligës greke. Kritika për ish-trajnerin, detaje për të ardhmen dhe elozhe për atë që ka marrë drejtimin e skuadrës greke momentalisht si dhe objektivat e ekipit grek kanë qenë temat për të cilat janë interesuar tifozët grekë për Ergys Kaçen.kace Trajneri i ri – Futbollisti është pyetur fillimisht për faktin se skuadra është duke performuar më mirë pas largimit të Igor Tudorit, si dhe për ndjesinë që ka përjetuar ai vetë sa herë që ish-trajneri e ka anashkaluar mesfushorin.

“Ndryshimi i trajnerit ka sjellë optimizëm. Gabimet kanë qenë të shumta në të shkuarën, mirëpo nuk mendoj se është koha të gjejmë përgjegjësit, por duhet që të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Edhe kur nuk kam luajtur, jam munduar ta shoh situatën në anën pozitive. Jam munduar të punoj sa më shumë që të rifitoj pozicionin në ekip në kërkim të limiteve të mia si futbollist dhe kjo më ka përmirësuar shumë”, deklaron Kaçe. Futbollisti i ka thurur elozhe trajnerit aktual serbit Ivic, mirëpo nuk ka pranuar të marrë kompetenca për të ardhmen e tij në sezonin e ardhshëm.

E ardhmja – Në deklaratat e tij të mëparshme, Kaçe ka përmendur gjithmonë se është në kontratë me PAOK-un edhe për të ardhmen, ndërsa në përgjigjet që u ka dhënë tifozëve (kryesisht grekë), futbollisti nuk e ka përmendur diçka të tillë.

“PAOK është familja ime dhe këtu jam rritur e kam fituar shumë. Mirë- po, përveç aktuales, asgjë nuk mund të them për të ardhmen. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë dhe se ku mund të luaj”, ka vijuar Kaçe me përgjigjet e tij.

Objektivat – Mesfushori ka bërë thirrje për tifozët që të mbështesin skuadrën në arritjen e objektivave këtë sezon, si dhe ka bërë me dije qe ai do të arrijë një numër jubile paraqitjesh me PAOK. “Kam besim se mund të përfundojmë të parët në ‘play off’.

Nuk është aspak e lehtë, por përfitoj nga rasti për t’u kërkuar mbështetje për skuadrën, edhe kur ajo ndodhet në vështirësi. Shumë shpejt arrij në kuotën e 100 ndeshjeve, që është diçka e rëndësishme për mua dhe më gëzon”, ka përfunduar Kaçe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"