Kamerunas, te Barça falë marrëveshjes sekrete me Etonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 15:13

Kamerunas, te Barça falë marrëveshjes sekrete me Etonë

Vilfred Kaptum ishte heroi i Barcelonës në “Mestaja”, kur shënoi golin që evitoi humbjen. Talenti kamerunas tregoi një potencial të jashtëzakonshëm, duke u shndërruar në yllin më të ri të akademisë së katalanasve.barca

I shpejtë, me teknikë dhe finalizim mbresëlënës, Kaptum ka arritur të konfirmojë se është kandidat potencial për ekipin e parë. 19-vjeçari është pjesë e akademisë së gjigantëve iberikë që prej vitit 2008 dhe kjo nuk është e rastësishme. Të gjithë falënderojnë një emër: Samuel Etonë.

Nëse Kameruni do ketë një Kombëtare cilësore dhe futbollistë me kualitet të lartë, meritën kryesore e ka pikërisht sulmuesi. Pse? Në vitin 2006, ai krijoi shoqatën “Samuel Eto”, e cila lidhi një bashkëpunim me Barcelonën, që për çdo vit do merrte minimalisht pesë lojtarë nga Kameruni në akademi.

Të varfër, pa shumë ide taktike mbi këtë sport, të rinjtë kanë arritur të marrim një mësim të jashtëzakonshëm nga akademia më prestigjioze “La Masia”. Aty kanë dalë edhe lojtarët që sot po “sundojnë” futbollin ndërkombëtar.

Shumë prej të rinjve kamerunas nuk arrijnë të mbijetojnë. Përshtatja me një ambient të ri, rendimenti fizik apo dëmtime të ndryshme kanë bërë që të skarcohen. Gjithsesi, ka prej atyre që ia kanë dalë të evidentohen dhe madje të bëhen pjesë e ekipit të parë që në moshë shumë të re. Kaptum është i fundit. Para tij ishte Dongu, ndërkohë që priten shumë të tjerë.

Një arritje prej Samuel Etosë, por që do vazhdojë edhe për shumë vite. 14-15-vjeçarëve u jepet mundësia të shkollohen, përveç faktit se marrin leksione futbolli. Edhe nëse arrijnë të jenë sportistë të shkëlqyer në të ardhmen, do kenë një bagazh kulturor të mjaftueshëm për të gjetur një tjetër rrugë pozitive në jetë.

Si nisi marrëveshja Në vitin 2006, Eto kishte udhëhequr Barcelonën te triumfi i Ligës së Kampioneve. Ishte lideri i ekipit dhe e shfrytëzoi në maksimum këtë rol. Firmosi një marrëveshje me klube, ku do sillte nga Kameruni të paktën 5 fëmijë, që do bëheshin pjesë e akademisë. Atë vit çoi portierin Adamu, mesfushorin Ateba dhe Tina Tina (kushëri i Etosë) dhe sulmuesit Musima, Ela dhe Etok.

Ky i fundit arriti të “mbijetojë” prej tyre, duke u blerë edhe nga Çelsi. Sot luan në Izrael. Te katalanasit luante në sulm me Mauro Ikardin. 2007 – Vitin pasardhës, te katalanasit erdhën mbrojtësi Bakajok, mesfushori Enguen dhe sulmuesi Ebuele. Enguen i ngjiti shkallët shumë shpejt, duke u bërë para kohe pjesë e ekipit të dytë të Barcelonës.

Gjithsesi, e zgjidhi kontratën që kishte firmosur, për të luajtur me turqit e Antaliaspor. Sot, është shok ekipi me Samuel Etonë. 2008 – Prej atyre që ranë në sy në prurjet e Kamerunit ishin Kaptum, Dongu dhe Aleksis Meva. Futbollistë që sot i kanë dyert të hapura jo vetëm për ekipin e parë, por edhe për ekipe të rëndësishme të kontinentit.

Në vitet pasardhëse, erdhën vazhdimisht lojtarë, që në fakt janë ende në moshë të re për të konfirmuar suksesin e karrierës si profesionistë. Gjithsesi, këta lojtarë të rinj u penguan për një periudhë kohe, për shkak të pezullimit që i bëri FIFA merkatos së Barcelonës. Shumë prej kamerunasve shpëtuan, pasi të gjitha procedurat ishin ndjekur sipas rregullave. Pikërisht prej marrëveshjes sekrete me Samuel Etonë, e cila u zbulua vetëm kohët e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"