Kamza Basket thellon krizën e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2015 | 17:38

Kamza Basket thellon krizën e Partizanit

meshkujt, Kamza - Flamurtari (2)Kamza Basket merr përkohë- sisht kreun e Superligës në basketboll për meshkuj pas fitores 65-49 së arritur mbrëmjen e djeshme kundër Partizanit, sfidë e vlefshme për javën e tetë. Pikëshënuesi më i mirë është Besjan Selimaj i Partizanit, që pa dyshim ka qenë edhe lojtari më aktiv në lojë. Vlejnë përgëzimet edhe Xhefri Tegun, autor i 14 pikëve dhe protagonist në realizimin kur për pak sa nuk shkuli edhe koshin nga vendi. Te kamzalinjtë si gjithnjë shkëlqeu në pjesën e parë Karaj e më pas Shestani, por pikët më të shumta i shënoi Roshi (13).

Për sa i përket kronikës, Partizani e nis bukur duke shënuar 4 pikë radhazi me anë të Pyllës dhe Tegut. Por është Roshi që shënon edhe pikët e para për vendësit. Partizani udhëheq përkohësisht 13-9, por më pas loja e sigurt e kapitenit Karaj bën që perioda të përmbyset në 15-14. Në periodën e dytë nuk ka dilema. Të zotët e shtëpisë zotërojnë gjithçka dhe triumfojnë me 14 pikë diferencë (20-6), duke mbyllur pjesën e parë 35-20 në favor. Në fraksionin e dytë përsëri skuadra mike e nis bukur dhe kërkon të ngushtojë diferencën, kur në një moment arrin në 11 pikë, por më pas është Endri Roshi me dy trepikësha që thellon avantazhin. Por, në fund, këtë periodë e fitojnë të kuqtë me 1 pikë diferencë (20- 21). Për kamzalinjtë, në minutat e fundit luajnë të rinjtë si Oruçi, Muhametaj, Fjolla, Balliu. Në radhët e skuadrës mike u dallua Xhunga. Megjithatë, kjo periodë fitohet përsëri nga Kamza Basket 10-8 dhe krejt takimin 65-49. Të kuqtë thellojnë krizën me humbjen e tetë radhazi.

KAMZA BASKET-PARTIZANI 65-49
(15-14, 20-6, 20-21, 10-8)

KAMZA BASKET: Strazimiri (3), Shestani (9), Daliu (6), Karaj (8), Roshi (13) / Muhametaj (2), Fjolla (2), Balliu (2), Gjoka (7), Oruçi, Birçaj (2), Hasani (11). Trajner: A.Muhametaj PARTIZANI: Pylla (2), Dervishi (6), Tegu (14), F. Ismeti (2), B. Selimaj (17), / Xhunga, Dedja (1), Laci (7). Trajner: Elvis Ismeti. GJYQTARËT: G. Cici, M. Kasemi, A. Bejko

Përgatiti: Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"