Kategoria e Parë/ Apolonia e Dinamo kthehen te fitorja, ngec Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2015 | 18:04

Kategoria e Parë/ Apolonia e Dinamo kthehen te fitorja, ngec Luftëtari

ap-apoloniaMbyllet pa surpriza edhe java e tretë e Kategorisë së Parë. Dinamo rikthehet te fitorja. Takimi i luajtur në orën 13:00 mes kryeqytetasve dhe Shkumbinit u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 2-0. Blutë triumfuan falë golave të Turhani 37’ (a) dhe Thanës 78′ të cilët i dhanë 3 pikët e para ekipit në këtë sezon. Te fitorja u rikthye edhe Apolonia. Fierakët mposhtën 2-1 në shtëpi Lushnjën falë folave të Dragonic dhe Uzinit. Kastrioti ka fituar në transfertë përballë Kamzës. Goli i Peqinit në minutën e 55-të ka mbetur në fuqi për gjithë takimin. Ndërkohë në Gjirokastër, Luftëtari është ndalur 1-1 nga Pogradeci.

Ja të gjitha rezultatet në takimet e sotme:

GRUPI A
Mamurrasi-Erzeni 0-1
Golat: Kllari 84′

Kamza-Kastrioti 0-1
Golat: Peqini 55′

Besëlidhja-Besa 4-0
Golat: Bajiç 10′ 52′ 77′ Hepaj 58′

Ada-Burreli 2-0
Golat: Kim 42′ Vecaj 55′

Iliria-Korabi 0-1
Golat: Mucollari 72′

GRUPI B
13:00 Dinamo-Shkumbini 2-0
Golat: Turhani 37’ (a), Thana 78′

Elbasani-Turbina 1-0
Golat: Luta 04′ Mustafaji 62′

Sopoti-Butrinti 3-0
Golat: Cota 24′ 59′, Mullai 65′

Apolonia-Lushnja 2-1
Golat: Dragonic 03′ Uzuni 45′ / Sefa 27′

Luftëtari-Pogradeci 1-1
Golat: Shenaj 75’/ Cekici 72′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"