Kategoria e pare — 6 Korrik, 2013 13:26

Apolonia, klubi fierak kërkon katër blerje në merkato

Apolonia ne kohen e lireApolonia, nën drejtimin trajnerit Elidon Demiri, po vijon përgatitjet, në kuadër të sezonit të ri futbollistik. Ndërkohë që fluksi i lojtarëve nga rrethet, të cilët duan të testohen e të veshin fanellën e Apolonisë për sezonin e ri, është i madh. Numri dy i pankinës bardhejeshile, Marjol Miho, në një bisedë për “Panorama Sport” sa u përket lëvizjeve në merkato, por edhe përgatitjeve u shpreh: “Është e vërtetë që ka një dyndje lojtarësh, mes tyre edhe ishfierakë, të cilët janë aktivizuar me ekipe të tjera. Mirëpo, ne do të mbajmë vetëm ata që kanë vlera dhe që u përgjigjen kërkesave tona dhe stafit teknik. Apolonia ka ruajtur grupin e lojtarëve të sezonit të kaluar dhe pothuajse 80% e skuadrës e ka të ndërtuar. Ne na nevojiten përforcime në pozicione të veçanta, si në repartin e mbrojtjes për krahun e majtë, në mesfushë, ku na duhet një organizator, si dhe dy sulmues që të njohin mirë portën kundërshtare. Pa dyshim, lojtarët e ardhur do t’i testojmë për të përzgjedhur mes tyre më cilësorët, por ndërkohë drejtuesit e klubit po bëjnë një punë të mirë në merkaton e kësaj periudhe për të afruar lojtarë që na nevojiten. Apolonia nuk do të jetë një ekip ‘zemërgjerë’, por do të afrojë më të mirët. Ndërkaq, ditën e hënë, nisur nga bisedat e bëra me drejtuesit e klubit dhe grupin e punës të merkatos të kësaj periudhe, mendojmë se ekipi do të plotësohet me lojtarët e duhur dhe do të fillojë mbarë fazën përgatitore për sezonin e ri”.
Kapiteni - Gazmend Cimili, kapiteni i Apolonisë sezonin e kaluar, është i të njëjtit mendim me drejtuesit, teksa shprehet: “Ashtu siç duket, synimi i drejtuesve të klubit dhe presidencës është për të ndërtuar një ekip të fortë, konkurrues, që të mos e diskutojë ngjitjen më lart. Ambicia është për të afruar lojtarë cilësorë këtë merkato, çka na e bën më të përgjegjshëm për të përzgjedhur më të mirët. Kam shumë besim se çdo gjë do të shkojë në rrugë të mbarë”.
Mikel Mbriçaj

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *