Kategoria e pare — 13 Shtator, 2012 13:39

Fusha stërvitore gati, Burreli kthehet në shtëpi

Pritet të përfundojë përgatitja e Burrelit në Postribë të Shkodrës. Nga fillimi i javës së ardhshme futbollistët do të kthehen në Burrel për të vazhduar seancat stërvitore në aneksin e stadiumit “Liri Ballabani”. Nënkryetari i Bashkisë së Burrelit, Mexhit Sina, theksoi se ekipi do të kthehet të hënën për të zhvilluar stërvitjen në aneksin e stadiumit të qytetit, duke i dhënë mundësinë edhe tifozërisë matjane t’i ndjekë nga afër seancat përgatitore. Në stadiumin “Liri Ballabani”, dje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët ndoqën nga afër punimet që po kryhen në këtë fushë.
Andi Meta

Te lidhura me artikullin:

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *