Kategoria e pare — 23 Maj, 2013 13:05

Ndreca, tani e ka seriozisht me Superioren

NdrecaPresidenti i Mamurrasit, Ded Ndreca, bën të ditur se do të ndërtojë një skuadër cilësore sezonin e ardhshëm. “Jam i vendosur për të ndërtuar një ekip nga më të mirët në Kategorinë e Parë dhe kam menduar përzgjedhjen e lojtarëve titullarë, ku disa janë nga Superiorja. Mjaft më tri vite në të Parën. Tani jam shumë i vendosur për ta renditur këtë ekip në dy vendet e para, që ta ngjisim në Superiore. Po studioj disa futbollistë nga Superiorja dhe jam shumë i vendosur që ata do të më binden të bëhen pjesë e ekipit të Mamurrasit. Nuk ka kohë për të humbur, pasi në heshtje po bëhen ndryshime nëpër ekipe të ndryshme, ndaj edhe unë jam në studim të përzgjedhjes së futbollistëve”, thotë Ndreca.
Shkëlqim Zani

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *