Partizani dhe Laçi e nisin me ”paqe”, në ”Qemal Stafa” mbyllet 1-1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2015 | 19:29

Partizani dhe Laçi e nisin me ”paqe”, në ”Qemal Stafa” mbyllet 1-1

Partizani-Laci 2-0, Racic ne aksionPartizani – Laçi 1-1
Golat:
Sukaj 64′ Çela 55′

Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Bicaj, Krasniqi, Kalari, Batha, Trashi, Fejzullahu, Mazrekaj, Raçiç, Morini. Trajner: Sulejman Starova.
Laçi: Selmani, Gocaj, Buljan, Çela, Sefgjini, Doku, Mustafa, Velijaj, Meto, Mitraj, Xhejms. Trajner: Armando Cungu.
Gjyqtar: Enea Jorgji
Delegat: Lysein Nurishimi

Mbyllet në barazim 1-1 sfida e parë e këtij edicioni të ri të Kategorisë Superiore. Partizani dhe Laçi barazojnë në “Qemal Stafa” në këtë ndeshje hapëse. Golit të Celës për Laçin iu përgjigj perla e Xhevahir Sukajt i cili rikthehet me gol në Superiore duke i dhënë një pikë Partizanit që pritshmëritë për këtë sfidë i kishte të tjera.

Pjesa e parë Ndeshja fillion me një ritëm të ulët dhe të dyja ekipet përpiqen që në minutat e para të marrin frenat e lojës në zotërim. Partizani fillon të shfaqet më kërkues dhe në minutën e 12-të gjen golin me Morinin i cili shënon pasi merr një pasim Mazrekaj, por loja ndalet pasi ka pozicion të parregullt të sulmuesit. Rast i dyshimtë. Ndeshja më pas nis të luhet sërish në mesfushë dhe ka përplasje të forta mes lojtarëve ku Batha e Kalari janë ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Laçi nuk qëndron i tërhequr dhe mundohet të dalë përpara. Kurbinasit përpiqen me Xhejms i cili ka një mundësi në minutën e 41-të. Sulmuesi  del i lirë, por i mbetet topi mbrapa dhe më pas largojnë mbrojtësat e Partizanit. Në fundin e pjesës së parë është Partizani kërcënues. Krosim nga Mazrekaj, Racic godet me kokë, por devijon në goditje kendi Selmani, pranë golit Partizani. Pas këtij episodi vjen edhe vërshëllima e Jorgjit që e mbyll pjesën e parë në barazim 0-0.

Pjesa e dytë Në pjesën e dytë ritet ritmi i lojës. partizani hedh në fushë Sukajn i cili i jep më shumë gjallëri sulmit të kuq. Megjithatë Laçi gjen golin i pari. Minuta e 55-të, Goditje dënimi përkurbinasit në krahun e majtë, Veliaj kroson drejt zonës dhe Hoxha tenton të kontrollojë topin por i rëshket nga duart dhe aty ndodhet Çela që përfiton dhe e shtyn drejt rrjetës. Kurbinasit në avantazh. Partizani nuk pajtohet dhe barazon 10 minuta më vonë. Raçiç pengohet në afërsi të zonës nga mbrojtësit dhe ka faull. Goditjen e merr përsipër sulmuesi shkodran që godet mjeshtërisht duke realizuar një supergol. Në pjesën e mbetur nuk ka më gola dhe sfida mbyllet 1-1 ku të dyja këto ekipe ndajnë nga 1 pikë.

MINUTAT:

FT’ Partizani – Laçi 1-1
90+3′
Karton i dytë i verdhë për Mustafën i cili lë ekipin e tij me 10 lojtarë.
90′
Sinjalizohen 4 minuta shtesë.
88′
Mitraj mbetet i shtrirë pas dyluftimit me Bicajt dhe duhet ndihma e barelës për ta nxjerë jashtë sulmuesin. Vendin e tij e zë Bardhi.
84′
Ndërhyrje shumë e ashpër e Gocajt ndaj Bylykbashit, që shoqërpohet edhe me karton të verdhë.
79′
Ndërhyrje mjaft e ashpër e Trashit ndaj Mustafës dhe futbollisti i Partizanit ndëshkohet me karton të verdhë.
78′
Pranë golit sërish Partizani me Sukaj, Kalari kroson nga e majta dhe sulmuesi godet me kokë, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
75′
Zvëndësim te Laçi, largohet Xhejms, në fushë Arjan Sheta.
70′
Mustafa ndërhyn ashpër ndaj Bylykbashit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
66′
Mundohet të kundërpërgjigjet Laçi, Xhejms depërton në zonën e Partizanit dhe topi shkon te Mustafa, ky i fundit provon me të djathtën por gabon dhe godet jashtë.
64′ GOOOL PARTIZANI, supergol me goditje dënimi nga Xhevahir Sukaj.
Raçiç pengohet në afërsi të zonës nga mbrojtësit dhe ka faull. Goditjen e merr përsipër sulmuesi shkodran që godet mjeshtërisht duke realizuar një supergol. Barzohet rezultati.
60′
Krosim nga e djathta, Raçiç godet me kokë, por e lehtë dhe qëndrore, kontrollon Selmani.
57′
Përgjigjet Partizani, Batha tenton nga distanca, por pa rrezik për portën e Selmanit.
55′ GOOOL LACI, shënon Çela.
Goditje dënimi për Laçin në krahun e majtë, Veliaj kroson drejt zonës dhe Hoxha tenton të kontrollojë topin por i rëshket nga duart dhe aty ndodhet Çela që përfiton dhe e shtyn drejt rrjetës. Kurbinasit në avantazh.
53′
Sukaj merr një pasim brenda zone nga Mazrekaj dhe kontrollon fillimisht topin duke e ulur me gjoks, tenton të shtyjë përpara por Selmani ia rrëmben topin nga këmba, Sukaj shkakon faul ndaj portierit dhe ndëshkohet me karton të verdhë
50′
Mazrekaj hedh një top të rrezikshëm drejt zonës, por nuk shfrytëzohet si duhet nga Sikaj e Racic.
48′
Xhejms tenton të depërtojë brenda zonës, sulmuesi rrëzohet duke pretenduar penallti, por nuk është i këtij mendimi Enea Jorgji.
46′
Fillon pjesa e dytë, kësaj here topin e parë e luan Laçi. Partizani e nis me zvëndësim, largohet Morini, në fushë Sukaj.

Mbyllet pjesa e parë, Partizani – Laçi 0-0
45′ Krosim nga Mazrekaj, Racic godet me kokë, por devijon në goditje kendi Selmani, pranë golit Partizani.
44′ Edhe Kalari ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndërhyn ashpër ndaj Gocajt.
41′ Kombinime të bukura nga futbollistët e Laçit brenda zone, Xhejms del i lirë, por i mbetet topi mbrapa dhe më pas largojnë mbrojtësat e Partizanit.
39′ Krosim nga e majta dhe Raçiç godet me kokë, por pret mjaft mirë portieri Selmani
36′ Morini kombinon në afërsi të zonës me Raçiç, ky i fundit tenton ta pasojë edhe njëherë te italiani, por gabon duke shpërdoruar një mundësi pasi edhe mund të godiste portën.
32′ Karton i parë i verdhë i sfidës, Batha ndërhyn në mënurë të parregullt ndaj Mustafës dhe ndëshkohet nga Jorgji
29′ Ende asnjë rast i pastër për të dyja ekipet, ndërkohë vazhdojnë përplasjet e forta fizike mes futbollistëve në fushë.
24′ Partizani fiton disi terren ndaj Laçit dhe nis sulmet në drejtim të portës të Selmanit.
20′ Vazhdojnë përplasjet e forta në mesfushë, Meto kësaj here mbetet i shtrirë pas kontaktit fizik me Ibrahimin, mesfushori vazhdon lojën pa probleme.
15′ Goditje dënimi për Laçin, portieri Hoxha del duke grushtuar topin dhe përplaset me Bicajn duke mbetur i shtrirë dhe duke marrë më edhe ndihmën e stafin mjeksor. Asgjë serioze, portieri vazhdon lojën.
12′ Partizani gjen golin me Morinin i cili shënon pasi merr një pasim Mazrekaj, por loja ndalet pasi ka pozicion të parregullt të sulmuesit. Rast i dyshimtë.
09′ Të dyja ekipet mundohen të administrojnë lojën, topi luhet më së shumti në mesfushë.
05′ Ka probleme për Ibrahimin i cili pas përplasjes me Xhejms ka qëndruar për disa sekonda i shtrirë duke marrë edhe ndihmën e stafin mjeksor.
03′ Mazrekaj provon me goditjen e parë nga distanca, por topi kalon shumë larg portës së mbrojtur nga i riu Selmani.
01′ Ka filluar sfida me topin e parë të luajtur nga Partizani.

19:45′ Ka filluar ceremonia e hapjes se sezonit te ri ne “Qemal Stafa”
cer

 

Ndeshja do fillojë me topin e parë të shkelmuar nga ish futbollisti i famshëm i Partizanit, Ledio Pano
pano

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"