Tirana i prish festën Tërbunit, bardheblutë fitojnë me përmbysje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2015 | 11:24

Tirana i prish festën Tërbunit, bardheblutë fitojnë me përmbysje

tirana - terbuniTËRBUNI-TIRANA 1-2
GOLAT: Malindi 23’/ Lika 40′, Fukui 72′ FORMACIONET TËRBUNI: Haxho, Danaj, Brahja, Lila, Rexha, Gavazaj, Gërxho (Tushe 75′), Mone, Karapici (Peqini 46′), Dhrami (T.Marku 46′), Malindi; (në dispozicion: Ujka, E.Marku, Sulmata, Prendi) Trajner: S.Nikaj.
TIRANA:
Frashëri, Smajli, Muça, Bulku, Gërxhaliu, Teqja, Karabeci, Fukui, Lika (Kërçiku 86′), Vucaj (Sefaj 46′), Gilberto (Malaj 92′); (në dispozicion: Çaka, Hoxhallari, Kavdanski, G.Halili). Trajner: Sh.Muça.
KARTONË TË VERDHË:
Danaj 1′, Peqini 55’/ Gilberto 47′, Karabeci 79′
VËZHGUES:
Prek Pjetrushi (Lezhë);
DELEGAT:
Astrit Maçi (Tiranë)
GJYQTARET:
B.Pashaj, N.Bregasi (Tiranë), I.Tartari (Fier)

Tirana e nis me fitore, duke i prishur kësh tu festën Pukës. Për të parën herë në histori, Tërbuni ka debutuar në Superiore, por përtej përpjekjeve të dëshpëruara të vendësve, ekipi i Nikajt nuk e ruajti dot avantazhin. Goli i shënuar nga Malindi u përmbys prej dy blerjeve të reja të bardhebluve, Likës dhe Fukuit. Një paraqitje e mirë e kryeqytetasve, por jo mbresëlënëse. Një pjesë e parë pa shumë ritëm, madje në minutat e para u duk sikur po ripërsëriste Tiranën e një viti më parë. Kjo arriti kulmin në momentin e golit, ku, edhe pse kishin kontrollin e lojës, u ndëshkuan nga një goditje standarde. Por ky ngërç nuk zgjati shumë, madje në të dytën dëshmuan supremaci, duke dominuar jo me lojë të rrjedhshme, por edhe në rezultat. Një Tiranë që nuk shkëlqen, por duket në rrugën e duhur për të pretenduar titulli.

Pjesa e parë Ndeshja fillon e qetë. Tërbuni, nisur edhe nga dëshira për të bërë sa mië mirë këtë sezon nis të ushtrojë disi presing me kalimin e minutave. Bardheblutë nga ana tjetër përpiqen të administrojnë lojën . Tërbuni pas disa përpjekjeve të vazhdueshme arrin të zhbllokojë rezultatin me anë të Malindit. Është minuta e 23-të. Goditje dënimi për pukianët, Mone kroson drejt zonës dhe aty Malindi kërcen mbi të gjithë duke goditur me kokë dhe duke e dërguar topin në rrjetë. Tërbuni në avantazh. Tirana nuk pajtohet dhe hidhet në sulm për të kërkuar golin e barazimit. Përpjëkjet e bardhebluve shpërblehen në minutën e 40-të. Zbritje e shpejtëtiranës, Gilberto merr një pasim dhe nis topin për Fukiun në krahun e majtë, japonezi vrapon me shpejtësi duke mos e lejuar të dalë në rivënie fundore dhe e kthen në qendër, aty vjen Gilman Lika i cili godet menjëherë duke e dërguar topin në rrjetë, barazohet rezultati. Me golin e shënuar nga Tirana, mbyllen edhe në barazim 1-1 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë ne pjesën e dytë Tirana ndryshon identitet. Bardheblutë risin presionin dhe qëndrojnë vazhdimisht në fushën e kundërshtarit duke vijuar me sulmet e njëpasnjëshme. Pas shumë insistimeve, vjen edhe goli i avantazhit për ekipin e Muçës me anë të japonezit Fukui i cili realizon në minutën e 73-të.  Gilberto mer një pasim dhe pasi driblon një mbrojtës, gjuan fuqishëm me të djathtën, por grushton Haxho, aty vjen me shpejtësi Fukui i cili më pas e shtyn me gjoks drejt rrjetës. Tirana në avantazh. Pas golit të shënuar, bardheblutë mendojnë vetëm për të administruar rezultatin dhe ja arrijnë deri në përfundim të takimit. Mbyllet gjithçka 1-1 dhe Tirana e nis sezonin mbarë duke marrë 3 pikët e para në transfertë.

MINUTAT:

90′ Sinjalizohen 3 minuta shtesë.
86′
Tirana fiton kohë duke kryer zvëndësim, largohet Gilman Lika, në fushë Dorjan Kërçiku.
83′
Përpiqet Tërbuni, Tushe kroson drejt zonës por nuk është askush për ta shfrytëzuar.
79′
Karabeci dhe Peqini përplasen mes tyre, arbitri ndëshkon me karton të verdhë mesfushorin e Tiranës.
77′
Sërish kërcënuese Tirana, Smajli avancon nga krahu i djathtë drejt zonës, kroson drejt qendrës, por nuk arrin në momentin e fundit të godasë Gilberto.
75′
Zvëndësim te Tërbuni, largohet Gërxho dhe i lë vendin Tushes.
71′ GOL TIRANA, shënon Fukui.
Gilberto mer një pasim dhe pasi driblon një mbrojtës, gjuan fuqishëm me të djathtën, por grushton Haxho, aty vjen me shpejtësi Fukui i cili më pas e shtyn me gjoks drejt rrjetës. Tirana në avantazh.
70′
Kombinime mes Gilbertos dhe Gilman Likës, ky i fundit provon goditjen nga kufijtë e zonës, por topi kalon fare pranë shtyllës pingule të portës së mbrojtur nga Haxho.
68′
Tirana qëndron përpara, berdheblutë provojnë të çajnë por e kanë të pamundur pasi Tërbuni është kthyer i gjithi mbrapa. karabeci provon nga distanca, por shumë larg portës gjuajtja e tij.
61′
Smajli kroson drejt zonës dhe Fukui godet me kokë, por kontrollon sërish topin Haxho i cili ishte në pozicion.
58′
Zmajli depërton nga krahu i majtë drejt qendrës, provon me të majtë nga jashtë zone, por kontrollon topin Haxho.
55′
Peqni ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj japonezit Fukui.
52′
Gilberto i ndodhur brenda zonës së Tërbunit merr një pasim nga Vucaj, braziliani kontrollon fillimisht topin dhe më pas tenton pasimin për Fukui, por ky i fundit nuk mbrin për të goditur drejt portës.
49′
Tirana nis e ushtron presion mbi Tërbunin dhe qëndron gjithmonë në sulm.
46′
Ka nisur pjesa e dytë, kësaj jere topin e luan ekipi i Tiranës.

Mbyllet pjesa e parë, Tërbuni – Tirana 1-1
45′ Fukui pason brenda zone për Vucajn, ky i fundit kontrollon fillimisht topin dhe më pas gjuan me të majtën, por topi përfundon jashtë.
42′ Malindi merr një pasim të gjatë, por del Frashëri duke larguar rrezikun.
40′ GOL TIRANA Zbritje e shpejtë e bardhebluve, Gilberto merr një pasim dhe nis topin për Fukiun në krahun e majtë, japonezi vrapon me shpejtësi duke mos e lejuar të dalë në rivënie fundore dhe e kthen në qendër, aty vjen Gilman Lika i cili godet menjëherë duke e dërguar topin në rrjetë, barazohet rezultati.
33′
Gilman Lika ekzekuton një goditje dënimi në krahun e djathtë. Mesfushori provon goditjen drejt portës, por topi kalon fare pak mbi traun e portës.
25′ Kundërpërgjigjet Tirana, Gilberto provon me një goditje në afërsi të zonës, por devijon në goditje kendi portieri Haxho.
23′ GOL TERBUNI, shënon Malindi. Goditje dënimi për pukianët, Mone kroson drejt zonës dhe aty Malindi kërcen mbi të gjithë duke goditur me kokë dhe duke e dërguar topin në rrjetë. Tërbuni në avantazh.
20′ Vucaj provon me një gjuajtje të fuqishme nga distanca, por pret në pozicion Haxho.
15′ Kombinime të bukura në hyrje të zonës mes Fukuit dhe Gilbertos, braziliani tenton të gjejë pozicionin për të goditur, por topi shkon te Fukui i cili gjuan drejt portës, por ka pozicion jashtë loje.
12′ Pasim i gjatë nga mesfusha për Enci Malindit i cili harrohet nga mbrojtësit, ky i fundit tenton me roveshatë, por goditja e tij përfundon jashtë.
07′ Tirana fillon të administrojë lojën duke tentuar njëkohësisht të shtyjë përpara.
04′ Goditje dënimi për Tërbunin, kroson Gërxho dhe ka panik në zonën e Tiranës, por largon rrezikun Gilberto.
02′ Ndeshja nis menjëherë ashpër, Danaj ndërhyn keq ndaj Fukuit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
01′ Ka nisur ndeshja me topin e parë të luajtur nga skuadra e Tërbunit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"